Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
MREKULLIA ARBĖRISHTE
 
    Njė mrekulli qė s'ka ngjarė me asnjė popull nė botė, ka ngjarė me vėllezėrit tanė Arbėreshė - mėrgimtarėt e parė arbėrorė nė Itali. Edhepse kanė kaluar mė shumė se 530 vite, qė nga ndarja e tyre nga Toka Mėmė, edhepse janė ndėrruar e kanė shkuar nė amshim shumė gjenerata - nė vendbanimet arbėreshe, edhe sot, flitet gjuha amtare (ARBĖRISHTJA),  edhe sot ruhen zakonet e traditat e shenjta kombėtare.
    Siē tregon historia - shumė nga vendet mė tė merituara, nė arkivat e letrave shqipe, zėnė veprat madhore tė autorėve arbėreshė, siē janė: Gavrill Dara Plaku e Ai i Riu, Jul Variboba, Anton Santori, Dhimitėr Kamarda, Zef Serembe, Jeronim De Rada, Zef Skiro, Franēesk Solano etj. Edhe nė letrat e sotme shqipe po radhiten shumė autorė arbėreshė (Antonio Bellushi, Emanuil e Augustin Jordani, Zef Skiro Di Modika, Zef Kakoca pastaj Franēesk Altimari, Italo Fortino, Luis De Rosa e shumė e shumė tė tjerė.
    Intelektualėt arbėreshė kanė bėrė qė sot, nė pesė universitete italiane (Romė, Napoli, Kozencė, Palermo e Bari) tė funksionojnė katedrat e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare. Nuk ka vendbanim arbėresh, ku nuk ke rrugė, sheshe apo institucione tė emėrtuara me emra personalitetesh tona kombėtare dhe me emėrtime tė tjera, me domethėnie shqipe. Me rastin e 500 Vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, nė vitin 1968 Arbėreshėt detyruan Qeverinė Italiane, qė nė njėrin nga sheshet qendrore tė Romės, qė u pagėzua Sheshi Shqipėria (Piazza Albania), tė ngritin pėrmendoren mė tė madhe tė Kryeheroit Tonė Kombėtar, ēfarė nuk i ėshtė bėrė as nė atdhe. Nuk ka katund arbėresh, ku nuk organizohen, sė paku njė herė nė vit, festivale dhe manifestime t ndryshme - muzikore, letrare dhe tė lojėrave tė traditės sė moēme popullore, tė trashėguara nga stėrgjyshėrit - nga Arbėria.
    Pas Luftės sė Dytė Botėrore - thonė intelektualėt arbėreshė - ishim nė rrezik asimilimi, por i Madhi Ernest Koliqi e shpėtoi Mrekullinė Arbėrishte, dhe ne mbetėmArbėrorė - kėta qė jemi ne sot e qė do tė jenė gjeneratat tona pasardhėse, deri nė amshim. Pas vdekjes sė Ernest Koliqit - thonė ata - na shpėtoi Kosova Motėr, me Seminarin Tradicional tė Gjuhės dhe tė Kulturės Shqiptare, ku ne e pėrfeksionuam normėn letrare tė Gjuhės Shqipe tė Njėsuar dhe ku krijuam lidhje vėllazėrore e profesionale, me kolegėt tanė - motrat e vėllezėrit kosovarė.
  Sigurisht qė Mrekullia Arbėrishte do tė vazhdojė deri nė amshim, duke e ruajtur qenien kombėtare - me tė gjitha traditat e shenjta arbėrore, nė vargun e gjeneratave tė reja, qė do tė vijnė e kalojnė, duke vulosur gjurmė tė pashlyeshme nė historinė tonė mbarėkombėtare. Gjaku i Shprisht Arbėresh do tė vlojė gjithmonė pėr Atdheun e tė Parėve. Kėnga Arbėrishte do tė jehojė gjithmonė, deri nė amshim.


Armando Roda

Priru /Torna