Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  

 

Nezir  Myrta   /   EMRI SHQIP - DARDHANIA
 
 
ETNONOMI DARDHANIA
 
 
 
  Pse nuk ėshtė sot toponomi – Dardhania nė hartėn  ballkanike?
 
 
   Studimet e derisotme nė fushat shkencore arkeologjike, linguistike e fillologjike lidhur me emrin – Dardhania hedhin dritė vetėm nė disa anė historike, tė cilat janė tė pakta apo edhe tė njėanshme, pėr shkak tė politizimeve ballkanike, e qė nuk sajojnė njė spjegim tė sinqertė e besnik nė lidhje me shtrirjen e toponomit – Dardhania, pasiqė ky topnom, shtrihet sot nė disa vende ballkanike, respektivisht nė zonat e fiseve illire tė sllavizuara, sikurse janė: delmatėt, liburnėt, dakėt, arianitėt, adrianėt, skordistėt etj.
 
    Meqenėse, toponomi – Dardhania shtrihet sot nė gjithė pjesėn veriore ballkanike, deri mė 513 e.r. me ardhjėn pushtuese tė rashėve (lexo: rusve) pėrmes Karpateve, territori dardhan i pushtuar barbarisht, deri nė kėtė kohė ishte topografia e plotė hartografike dardhane illire.
 
    E gjithė Antroponomia e Toponomastike dardhane, pas pushtimeve sllave, filloi tė ndryshohet, tė sllavizohet deri tek ky deformimi i sotėm historiografik, qė reflekton kėtė hartėn ballkanike e cila njihet sot. Pėr t’i mbuluar pushtimet kryesisht ato sllave nė Ballkan, sot emri – Dardhania njihet vetėm si emėr hartografik i cili dikur ka ekzistuar – Dardania e dardanėve, ku kemi edhe vet deformimin nė shqip, ashtu si thohet e shkruhet nė sllavishtet.
   Ky emėr – Dardhania zhvendosė me argumente historiografike tė gjithė Antroponominė dhe Toponomastikėn sllave nė Ballkan dhe nė pėrgjithėsi Onomasiologjinė ballkanike, ngase territoret e pushtuara ishin dardhane illire. Mu pėr kėtė shkak tė kėsaj zhvendosjeje historiografike sllave, emri – Dardhania sot nuk ėshtė nė Hartografinė ballkanike e qė ekziston vetėm si emėr historik, me tė cilin etnonom origjinalisht, pėrcaktohen shqiptarėt e sotėm tė Kosovės, qė vet territori kosovar i sotėm ėshtė vetėm njė pjesė e pestė e territorit dardhan, tė mbretėrive dardhane tė kohės sė tyre.
  Toponomi Dardhania prek dhe zhvendosė Onomasiologjinė ballkanike. Pasiqė sot janė formuar disa shtete sllave, si popuj nė vete, tė sllavizuar nga fiset dardhane illire, pėrveē shqiptarėve dardhan tė sotėm, tė paasimiluar tė kėsaj treve autoktone.
  Toponomi Dardhania, i qet nė shesh deformimet historiografike ballkanike, mu pėr kėtė shkak sot nuk ekziston nė hartėn ballkanike.
 
  Toponomi – Dardhania  gjatė pushtimeve na paraqitet nė forma tė ndryshme hartografike, gjatė pushtimeve tė pjesėshme, duke u zvogėluar deri tek toponomi qė pėrcakton  mbretėrinė dardhane tė Bardhillit, Agronit, Theutės e Gentsit, si mbretėri tė njohura historikisht.
    Dihet historikisht, se ka ekzistuar me dokumente Mbretėria dardhane e Bardhillit (393 – 359 p.e.r.), me kryeqytet mbretėror – Bardhilli (Beogradi i sotėm, Singinduna), - Mbretėria e Agronit (250 – 231 p.e.r.), me kryeqytet – Agrami ( Zagrebi i sotėm), - Mbretėria e Theutės ( 230 – 228 p.e.r.), Mbretėria e Gentsit ( 181 – 168 p.e.r.) – me tė gjithė materialin epigrafig tė Dardhanisė, i cili material ka lidhje gjenerale jovetėm me pjesėn jugore illire, por ndėr tjera ėshtė dėshmuar edhe nga formula e tre studjuesve (Duje-Rendiq-Mioēeviq), qė vėrteton si formulė tripjesėshe onomastike e konstatuar nė Dalmaci, e dėshmuar me materialin epigrafik tė Dardhanisė. Studjuesi, R. Katiēiqi, thekson se: “materiali linguistik i Dalmacisė sė mesme me territorin e Dardhanisė, shihet edhe nė ngjashmėrinė e antroponomisė sė sunduesve dardhan sikurse janė: Longarus, Bato, Monunius dhe Etuta.” Sipas, F Papazoglut “i gjithė materiali i gjetur nė territorin dardhan mund tė ndahet nė dy grupe emrash:1. grupi lindor, nė tė cilin ekziston edhe elementi onomastik thrrakas dhe i cili pėrfshinė territorin ndėrmjet – Shkupit, Kumanovės dhe Nishit dhe grupi perėndimor, nė tė cilin pėrfshihet territori i Kosovės dhe ēka ėshtė mė karakteristike, nė tė ėshtė dėshmuar onomastika e pastėr dardhane illire.”
 
   Onomastika ballkanike i pėrket krejtėsisht materialit linguistik dardhan, nė pėrmasa tė thella historio-linguistike, ku e vėrteton edhe sot antroponomia e toponomastika dardhane, e cila spjegohet krejtėsisht pėrmes Shqipes sė Vjetėr, apo Illirishtes sė Re. Ashtu, sikurse edhe sot toponomet si hidronome, tė ndryshuara nga pushtuesit dihen me origjinė dardhane, tė cilat i pėrcakton shqipja, nga zona qendrore dardhane, pėrmes lumenjve: Marga (Morava), Angri (Ibri), qė mund tė pėrcaktohet nga emėrtimi dardhan – Ibardh (Ibar) – Ibardhi (Ibari, qė thohet nė sllavishtet), Drilloni (Drini i Bardhė), Narona (Neretva), Zenta (Zeta), Aksi – Vardari dardhan (Vazhdari qė vazhdon), e deri tek emėrtimet e lumenjve deri tek mė tė vegjėlit. Dardhania ishte e hapur kah bota egjeane e mediterrane – mesdhetare (spjegim nga koha neolite).
 
   Si pėrgjegje e disa linguistėve, tė cilėt dardhanėve ua mohojnė prejardhjen illire, pėr qendrimet e tyre jo tė realta pseudo-shkencore, e qė disa sish mundohen edhe sot ta deformojnė edhe mė shumė Onomasiologjinė dardhane ballkanike, ėshtė edhe konstatimi i R Katiēiqit, ku pėrmes analizave tė shumėta methodologjike tė sotme tė Linguistikės Komparative tė materialit linguistik, ai thekson: “Pamarrė parasyshė faktin sa ėshtė i kushtėzuar zhvillimi relativ i shoqėrisė, tė cilės i shėrben ajo gjuhė, jovetėm qė ėshtė e nėvojshme pėr shkak tė tė dhėnave tė gjithmbarshme, por edhe duhet qė nė parim tė jetė e mundshme, tė pėrcaktohen marrėdhėniet e pėrbashkėta tė kohės historike dhe linguistike(...) Methodat e hulumtimeve tė tilla ende nuk janė pėrpunuar sa duhet e saktė, kėshtuqė orvajtjet kėrkimore, kanė mbetur nė trajta shumė primitive, e nė saje tė njė situate tė tillė, u janė hapur dyert e koncepteve aprioristike tė ndryshme, sikurse janė – nordizmi dhe mediterranizmi, tė inspiruara me aktualitetin e tepėrt tė mentalitetit politik.” Kjo tregon kjartė, sesa shumė kanė ndikuar negativisht nė shkencėn reale politizimet ballkanike tė pushtuesve tė ndryshėm shekullor.
 
  Toponomi Dardhania si pėrcaktim linguistiko-histoprik mė i madh territorial ballkanik edhe si mbretėria mė e madhe illire ballkanike, ėshtė filli kryesor i ēdo nisme studjuese tė gjurmimeve shkencore, si element linguistik, poashtu edhe si gjuhė, del e kjartė se dardhanėt janė bartėsit e genit e  guhės (gjuhės) illire, si “bartėsit e kėsaj gjuhe illire nė kėtė territor ishin illirėt dhe gjuha e tyre mund tė quhet – gjuhė illire. Veē kėsaj bartėsit e kėsaj gjuhe illire ishin bashkėkohėsit e qytetėrimeve kreto-mykenase qe na mijėvjeēari II-tė (Dytė) para erės sė re” ashtu sikur dokumenton mjaftė bindshėm, Millan Budimiri. Poashtu, M.V.Grashanini, i cili bazohet nė analizat e materialit linguistik dardhan (Shqipja e Vjetėr, tė gjitha konkluzionet e veta linguistike shkencore , i nxierrė nė pėrputhje tė plotė me rezultatet e pėrmendura linguistike. Mandej, edhe “nga hapėsira ky element linguistik illirian, shtrihet nė njė terrtor tė gjėrė gjeografik” rezulton Zef Mirdita, “siē provon B. Hronzy, duke i dėshifruar tabelat e argjillit nga Knososi. Kėtė konstatim tė B. Hronzy-t, e provon edhe prania toponomisė identike nė territorin anatolo-ballkano-egjean – kėshtu siē verifikon Paul Kretchmer-i. F. Shahermajeri (Schachermeyer) konstaton se ky substrat ballkano-egjean ėshtė shum mė i pranishėm nė trevėn illire, sesa nė atė thrrakase” nė tė cilėn trevė janė ballsamuar antroponomet e toponomet dardhane illire fuqimisht dhe tė mbuluara me shtresin e substratit pseudo-shkencor, tė cilėn onomasiologji duhet nxirrė nė shesh bote , si onomasiologji dardhane ballkanike.
 
   Studjuesi, H. Krahe, duke folur pėr faktin i cili flet kjartė pėr rolin e rėndėsinė e elementit paleo-ballkanik nė formimin e etnisė illire, e posaērisht kėsaj dardhane, ai shkruan: “Qė ky substrat paragrek ėshtė i karakterit indoeuropian e tregon edhe fakti se koha e formimit dhe e diferencimit etnik illirian, i cili tashmė ėshtė i vendosur nė Gadishullin Ballkanik, bie rreth vitit 2000 p.e.r. Kėshtu edhe jetojnė fatin e tyre historik. Rrezistenca e tyre kundėr romakėve  ishte e pashoqe, sepse kėta illirė nuk u asimiluan. Pėr njė shtrirje kaq tė lashtė tė illirėve nė Ballkan, flasin edhe emrat tė cilėt mbarojnė me sufiksat – issa – issos sikurse janė: Lissus, Cissus, Gissus, Naissus, Idassa, Issa, Assos, Mollossos, Orgessos, Panayassos etj. Prania dardhane ballkanike pėrmes kėtyre emrave si toponome tė cilat spjegohen pėrmes Shqipes dhe duhet tė pėrsėriten disa herė nė studime linguistike, pasiqė kjo pėrsėritje onomasiologjike ėshtė mė se  e nevojshme -  kur kemi parasyshė aqė pėrsėritje tė historisė mbi shqiptarėt dardhan tė Illirisė sė lashtė.
 
  Burimet arkeologjike dhe dėshmitė historike tė derisotme edhe ato (para)historike argumentojnė se dardhanėt tė cilėt kishin formuar shtetin e tyre , qe nga koha e bronzit dhe e hekurit, me atė kulturė materiale e shpirtėrore tė Dardhanisė, ishte dhe ėshtė edhe sot e kėsaj dite, po kjo kulturė e shqiptarėve ballkanik, me rrjedhė gjenealogjike nga njė trung e rrėnjė illire. Gjithė ajo kulturė mendore, materiale e shpirtėrore e dardhanėve, si dhe esencialja e tė dhėnave linguistike historike dėshmojnė vazhdimėsinė illire-dardhane-shqiptare, nė tė gjitha trevat e banuara sot edhe ato tė pushtuara – prej popullėsisė kompakte dhe njė nga vatrat e formimit nacional tė shqiptarėve – djepi i kombėtarizmit dhe djepi i Shqipes – ishte pikėrishtė – Dardhania.
 
  Studimet arkeologjike dhe dėshmitė historiografike (anipse tė zhdukura nė masė tė madhe pėr shkak tė pushtimeve barbare shekullore) dėshmojnė pėr katėr zona territoriale tė Dardhanisė: Zona e Adriatikut, Zona Alpike, Zona Qendrore dhe Zona Jugore, tė cilat pėrbėjnė sot vet zemrėn e Ballkanit (Sėrbia, Kosova, Mali i Zi, Pjesa Lindore e Bosnjės, Shqipėria Veriore nga lumi Shkumbin dhe Maqedonia Veriore. Kėto zona dardhane: adriatike, alpike, qendrore, jugore dhe kalimtare, tė dėshmuara nė shfaqjet e hershme , nga gjurmimet nė shtresat etno-kulturore tė neolitit tė heshėm, janė pėrcaktuar si zona antropo-gjeografike.
 
  Sipas studimeve konfiguracioni i relievit ballkanik na dėshmon se vet zona qendrore e Ballkanit ėshtė Dardhania, e zemra dardhane ėshtė Kosova e sotme e shkėputur barbarisht nga trungu illir i sotėm – Shqipėria edhe me ndikimin e fuqive tė mėdha qė miratuan copėtimin e trojeve shqiptare tė sotme...
  Nga studime tė mirėfillta tė historianit kosovar, Zef Mirdita, grupet etnokulturore tė lokaliteteve tipike dardhane nė gjurmimet pjesėrisht tė bėra nė: Stena e Kuqe nė Trebishnik (Trebishnicė), nė Kodrinėn Kushnjakova, (Kushnjakovo), nė Krapinė (Kroaci), nė Risonaēa nė Arangjellofc, Gradac nė Kragujefc, e deri tek ato nė Thesali, Rumani e Bullgari etj. dėshmojnė gjetjet e zbulimet e hershme akeologjike, nga Koha e Vjetėr e Gurit, se treva e Dardhanisė ishte e banuar – nė kohėn e paleolitit.
    Nė pjesėn qendrore tė territorit tė Dardhanisė,  - grupi etnokulturor i Vinēės (afėr Beogradit tė sotėm), paraqet njė variant tė posaēėm e tė veēantė, i cili ėshtė i njohur si variantė kosovaro-moravian jugor. Si lokalitete tė njohura tė kėtij varianti janė nė Kosovė: Tjerrėtorja (afėr Prishtinės), Vallaēi, Fafosi, Zhitkofci, nė territorin e Karragaēit, nė Mitrovicėn e Kosovės (Mitrixi), - kurse nė territorin e Moravės Jugore (Marga dardhane), janė lokalitetet e njohura arkeologjike, qė na japin dėshmi historike shkencore sikurse janė: Pavllofci (afėr Vranjės), Plloēniku (afėr Gurshumit) Korshumlia, Mallēa (afėr Naissės) Nishit, etj. tė cilat flasin me argumente. Figurėzat plastike – altari i vogėl prej dheut tė pjekur, qeramikės, elementi i gjarpėrit si motiv plastik i pikturuar,  - vendbanimet etnike tė cilat do tė bartshin strukturat kulturore tė neolitit e paraneolitit. Ku tė gjitha kėto studime arkeologjike ishin tė karakterit paleo-mesdhetar (paleo-mediterran), e paleo-kontinental – qė spjegojnė gjurmimet pėr shtresėn paraindo-europiane (Khs. M. Grashanini, E. Ēershkovi, N. Tasiqi, J. Glishiqi, A. Benaci, R. Galloviqi, etj.
   Mirėpo, edhepse disa mundohen ta shtrėmbėrojnė origjinalitetin historiografik tė gjurmimeve tė faktuara dhe mundohen tė dalin jasht burimeve arkeologjike tė sakta – origjinaliteti tregon Etnikėn e Dardhanisė.
  Pėrkundrejt mundėsisė sė ndarjes sė materialit onomastik tė territorit dardhan, nė zonat e cekura gjeografike dhe i gjithė materiali onomastik i deformuar sot gjithėsesi kėto fakte nuk mund tė mohojnė pėrkatėsinė illire tė etnosit dardhan..
 
 
 
MBRETĖRIA E BARDHYLLIT
 
     (393 – 359 p.e.r.)
 
 
 
    Bardhilli (Bardhyli) mbreti dardhan illir, i cili njihet nė Historinė e Vjetėr para epokės sė re,  si antroponom ėshtė i lidhur edhe me vet kryeqytetin e mbretėrisė sė tij si toponom me tė njejtėn karakteristikė tė bardhėsisė dardhane illire, qė ishte Beogradi i sotėm. Vet emri Bardhill - Bardhyll pėrbėhet nga dy fjalė emėrtuese, qė kanė kuptimin – illi i bardhė – bardh + ill = Bardhill (Bardhyl), ylli i bardhė.
 
   Themeluesi i mbretėrisė dardhane illire – Bardhilli – mbretėrinė e mori nė vitin 393 para erės sė re, deri mė 359 para erės sė re dhe njihet si themeluesi i kulturės dardhane me selinė e fronit mbretėror nė brigjet e Donaos (Danubit), pikėrisht Beogradi, qė ruan edhe si toponom i sotėm variantin e emėrtimit tė hershėm, si vazhdimėsi topografike e pandryshuar logjikisht, vetėm se nė gjuhėt sllave sot quhet – beo = bardh dhe nė vend tė fjalės – hill – ill - yll dardhane illire, ėshtė fjala – qytet – citet – grad  - Bardhill – Beograd.
 
   Bardhylli  rrjedhė nga njė familje e shtresės mė tė ultė shoqėrore tė kohės, nga njė familje thėngjill-punuese e thėngjill-bartėse – qymyrtar, qymyrxhi, qė tėvona dituria, drejtėsia e guximi i tij, triumfuan me zgjedhjen e tij si mbret i Dardhanisė.
   Anipse me prejardhje nga njė familje e varfėr nga shtresat mė tė vuajtura dardhane – Bardhylli si djalosh i ri, plot energji, vrull pune, si njeri i sakrificės e njohės shpirtėror i shtresave tė varfėra popullore, ai gėzon sympatinė e luftėtarėve tė lirisė – ku si i ri dha shėnja tė njė njeriu tė madh, qė do ta shpėtonte Dardhaninė illire nga krizat e thella sociale, ekonomike e politike tė kohės.
  
   Shtypjet e paskrupullta diktatoriale, si shtypje tė egra politike tė mbretit paraardhės tė Bardhyllit, qė ishte mbreti  Syra, poashtu edhe rreziqet tjera qė  i ishin katandisur atdheut dardhan nga pushtuesit e Lindjes me luftėra tė pandėrpreme, ndikuan nė shpirtin e mendjėn e trimit tė ardhshėm – pėr ta krijuar njė mbretėri tė fuqishme dardhane tė kohės.
 
    Duke ndikuar nė forcat progresive tė kohės qė ishin tė shtypura nga mbreti Syra – pėrmes njė grushtshteti tė fuqishėm – Bardhylli mori kryesinė e kryengritėsve dardhan  dhe fitoi besimin e njeriut udhėheqės nė front dhe e rrėxoi mbretin Syra nga froni mbretėror – pėr tu kurorėzuar si njė nga mbretėrit mė tė zotėt tė Dardhanisė.
 
   Bardhylli  duke e pėrjetuar jetėn e vuajtur tė shtresave tė shfrytėzuara nga hierarkia e mbretit Syra, duke i kuptuar e ndjerė shpirtėrisht interesat e tė gjitha shtresave shoqėrore, ishte i kalitur me njė ideologji tė shėndoshė progresive tė kohės dhe shumė shpejt hyri nė veprime politike, pėr ngritjen e njerėzve tė shtypur dhe pėr formimin e njė administrate tė re shtetėrore, nė tė cilėn merrnin pjesė tė gjitha shtresat shoqėrore.
Bardhylli mori fronin mbretėror dhe u kurorėzua,  mbret i Dadhanisė illire, mė 393 p.e.r. ku shėnon fillimin e njė kariere tė frytshme politike e ushtarake, gjatė katėr decenieve mbretėrie. Nė vitin e parė tė udhėheqjes sė tij mbretėrore,   mė 393 p.e.r. bėri disa luftėra me mbretėritė e  Lindjes dhe me makedhonėt, pėr zotėrimin e Lynkestisė – e mundi mbretin Amyntha II dhe e detyroi tė paguante tribut vjetor.
  Me 369 p.e.r. theu Aleksandrin II makedhon, kurse nė vitin 360 p.e.r. nė njė luftė tė pėrgjakshme theu Perdiken III, nė tė cilėn betejė u vra edhe vet mbreti Perdika III bashkė me katėrmijė ushtarėt e tij. Kjo ishte njė ndėr uftėrat mė tė rrebėta tė Bardhyllit “ngadhėnjyes Bardhyllin e Perdiken thye” siē shkruan poeti ynė N. Mjeda, duke vlerėsuar lartė figurėn madhore ushtarake e mbretėrore tė tij.
 
  Bardhylli, qė ta dobėsonte , ndikimin spartian e makedhon mbi Epirin, 385 p.e.r. u lidh me mbetin e Syrakuzės, Dionisin, nė marrėdhėnie politike e ushtarake tė kohės. Mbretėria e Bardhyllit nė kėtė kohė ishte nė lulėzimin mė tė madh ekonomik, politik e kulturor, me njė rregullim tė mirėfilltė shtetėror, me njė ekonomi tė zhvilluar, me monedhė mbretėrore dardhane dhe me njė forcė tė fuqishme ushtarake.
 
   Bardhylli nė njė luftė tė ashpėr u mund nga Filipi II i Makedhonisė (i ati i Lekės sė Madh – Aleksandrit III tė ardhshėm) mė 359 p.e.r.
   Burimet historike antike na njoftojnė se mbreti dardhan Bardhylli gjatė pėrshkrimit tė luftės nga authorė tė kohės, nė betejė luftoi mbreti plak 90 vjeēar mbi kalė deri nė momentin e fundit tė jetės sė tij.
  
     Mbretėrinė e Bardhyllit, ia mori mbreti – Grabo 356 p.e.r. i cili vazhdoi mbretėrinė dardhane...
 
   Sipas emrit – Bardhylli dhe hyjnizimit tė emėrtimit nė fjalė – nga emri – ylli i bardhė, qė ishte vazhdimėsia historike qe nga mbreti i parė i Illirisė – Hilli – si emėrtim i pėrcaktuar nga fjala – yll, trup qiellor, yll drite, nga mbretėria e Hillionit – Hylli Jonė, qė ėshtė vet Troja e ardhshme, Troja e Hillionit, mendojmė se vet symboli stematik dhe si symbol kombėtar illirian, duhet tė ketė qenė Ylli i Bardhė, i cili symbolizon bardhėsinė e dritės sė lirisė kombėtare, paqjen pėr tė gjithė njerėzit, bukurinė e jetės mbi tokė – lirinė e njeriut.