Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
 
Nezir Myrta   /   ETHYMOLOGJIA E EMRIT - GERMANIA
 
 
 
ETNINOMI  -  GERMAN
 
 
                                       NĖ VEND TĖ HYRJES                               
 
 
                   (ETHYMOLOGJIA E FJALĖS – ETNINOM)   
 
 
  Etninomi ėshtė nomi etnik, emri etnik i njė populli.
 
   Fjala – etninom, e cila pėrcakton etninė e njė popullit, apo emri etnik, nomi etnik, nuk ėshtė kompozitė greke (siē ėshtė thėnė derisot), e cila pėrbėhet nga dy fjalėt – ethnos=popull dhe onoma=emėr, por ėshtė thjeshtė njė kompozitė illirishte, tė cilėn e shpjegon shqipja e vjetėr origjinale. Fjala greke – ethnos, si pėrcaktim pėr popullin, ėshtė fjalė origjinale illirishte, e cila pėrbėhet nga fjala – etni-a, etėn (gege-shqipe), numri shumės i emrit – at – etėn (etėr, baballarė), qė formoi nga emri – at, fjalėn shqipe – atdhe dhe nga shumėsi i emrit shqip rrodhi fjala – etėn,  kurse bashkėsia e etėnve nė njė vend tė banuar, thirret – etni-a, vendi etnik i etėnve (etėrve), qė formoi nė greqishte fjalėn – ethnos=popull, vetėm duke iu shtuar sufiksi – os, kėsaj fjale shqipe-illire. Kurse fjala e dytė e kompozitės – nom (etni+nom), ėshtė krejtė fjalė shqipe-illire, e cila formoi fjalėn greke – onoma=emėr, duke iu shtuar fillesa – o, si dhe fundesa – a (o+nom+a), ku fjaja – nom shqipe-illire, ėshtė pėrcaktimi i shkallės mė tė lartė tė emrit, qė e kemi nė shprehjet e shqipes sė vjetėr sot: nom ka ba filani, / nomi i zotit, (emri i zotit, bėn punė tė madhe), / ka lane nom Mic Sokoli (ka lanė emėr tė madh historik), /Nom ka lanė Halit Asllani (la emėr historik duke u gjuajtur mbi tankun e armikut,/ Nom ka lanė Lufta e Kosovės (la emėr historik), / la nom Abdyl Frashėri e Sylejman Vokshi me Lidhjen e Prizrenit (ata lanė emėr historik),/sot ra shi nomi i zotit, / ka ra bore nomi i zotit, /hajt ebu se s’u ba nomi (mos e bėn tė madhe atė punė, kur don tė ngushllosh dikend) etj. Ku fjala – nom, ėshtė shqipe-illirishte dhe pakontestueshėm, kompozita – etninom ėshtė me ethymologji shqipe.
 
   Etninomi ėshtė emri etnik i njė bashkėsie etnike, tė njė krahine a tė njė shteti. Kjo fjalė etninom edhe nė shqipen e thonė, si etnonim (etnonime), duke ia humbur vet origjinalitetin, kur ėshtė fjalė e pėrbėrė krejt shqipe. Lidhur me etninomin shkruan E. Sejdaj, nė librin ‘Etnonimi arbėresh-shqiptar’- “nė greqishten e vjetėr, popull, do tė thotė – laos, (me kuptimin tė zgjedhur, tė popullit tė Hyjit) dhe demos, (me kuptim tė organizimit politik tė popullit), kurse ethnos, shenonte mė tepėr popujt e huaj, popujt paganė…”. E tash, kur grekėt thonin se fjala – ethnos, shenonte mė tepėr popujt e huaj, paganė, pse ata vet nė greqishte e mbajnė emėrtimin pėr popullin grek – ethnos, kurse fjala – laos, qenka pėr popull tė zgjedhur tė Hyjit? Pse nuk thonė, laos grek, por – ethnos grek? Kėtu vetiu vjen argumenti se fjala ethnos, vėrtet, nuk qenka greke, por qenka illirishte, e thėnė pėr ‘barbarėt’ jogrek dhe as fjala  laos, nuk i pėrkiska popullit grek, sepse, koncepti pėr ‘popull tė Hyjit’ u takonte pellgasve ‘Pellgasėt Hyjnorė’ siē i quante Homeri hillir, nė ‘Hilliadha e Odhisea’ (Illiada e Odisea’)  dhe popull i zgjedhur e Hyjnor ishin pellgasėt dhe illirėt - qė vet ethymologjia e fjalės ėshtė nga fjala – hilli, illi (hyji), qė ėshtė pėrcaktuar gabim nga studjuesi Truhelka dhe aprovuar nga tjerėt, se po vijka ethymologjikisht, nga shprehja ‘i lirė’- ilirė, kur gjiithė bota e thekson tingullin – LL, Hilliricos, Hilliricum, Hilliria, Illiria, Illyria. Vet tingulli fillesė nė fjalėn – laos, ėshtė – llaos, me – ll, pa sufiksin – os, qė ėshtė fjala pėr hyll, lla (llama illire), drita hynore, ku tingulli – ll, formoi gati nė tė gjitha gjuhėt IE kuptimin pėr dritėn (sll. Svetla, ang. Light (llajt) dhe ajo – lla  (os) ėshtė llama illire (drita illire), ku sot flitet shqip emri - llamė (ndezna atė llamė – shqipe e vjetėr – ndezna atė dritė).
 
 
    
                              FORMIMI I ETNINOMIT
 
 
    Etninomi – si nom etnik, emėr etnik – german, sipas tė gjitha atyre shkrimeve tė studjuesve, qė kanė shkruar nomin e zotit tė veprave tė derisotme, ėshtė e ēuditshme, si ka  mbetur, ky emėr derisot pa ethymologji tė sigurtė! Tash, shtrohet pyetja: a ka mbetur vend pėr njė pėrpjekje tjetėr pėr ethymologjinė e emrit – germania dhe athua a nuk dijtėn a nuk deshten ta pėrcaktojnė derisot kėtė emėr? 
     Zakonisht, etninomet iu dhanė popujve nė dy forma: vetthirrja e popullit me njė vetemrim dhe emėrtimi nga tjerėt pėrrreth pėr njė popull. Nė rastin e parė, gjinden shumė vetemrime, tė popujve qė emėrtuan vetveten, por qė nga tjerėt njihen me etninome tjera, duke u bazuar nė njė drejtues shkencor qė drejton etninominė - Etnilogjinė Gjenerale. Kurse nė rastin e dytė, emėrtimi i tjerėve pėr njė popull, zakonisht u bė nė bazė tė disa kritereve specifike, duke u bazuar nė aspekte tė ndryshme historike, sociologjike, psikologjike, gjeo-historike, historiko-politike, gjenetike, gjenealogjike etj., tė atij populli dhe shumherė kėto etninome, nuk u pėrcaktuan shkencėrisht, ngase ethymologjia e tyre ishte nė burime tjera  historio-linguistike. Etninomet origjinale, ishin  tė  natyrės psiko-fizike, gjenetike dhe profesionale tė popujve, tė cilat lidheshin me emra tė lashtėsisė, qoftė emra tė bimėve, pemėve, zogjėve, kafshėve, yjeve, gjendjes sociale, metaleve, thesareve, mentaliteteve, karaktereve, gjenetikės, gjenealogjisė, profesioneve, antroponomeve, toponomeve, hidronomeve, epinomeve etj. Shėmbuj tė tillė kemi (nė mos janė pėrfaqėsuar tė gjithė kėtu), me ethymologji tė sigurtė si emėrtime tė sotme janė etninomet:
 dardan (dardhė, pemė) - dardhanėt/ shqiptar (shqipe, shqipojė) - shqiptarėt/ alban (alb, bardh) – albanėt, / dalmat (delme, dele – shqipe-illire) – delmatėt-dalmatėt, / mollos (mollė, pemė) – mollosėt, / illir (hill, ill, yll) – illirėt (ilirėt), pellgas (pellg uji – pellgu pellgas, e jo pellazg) – pellgazėt (pellazgėt), /arban-arbėr (arė ban-arė bėn, bėn arė) – arbanėt, arbėrit, / armen (mend-arme) – armenėt,  /mollan – molldav (mollė, shqipe-illire) – mollanėt (molldavėt), pjesė e Dakisė me sufiksin thrrak – dava-qytet), / thrrak (thrras, thrrajk - folje shqipe-illire) – thrrakasėt, / serb, srp (serv, drapėr) – sėrbėt, / hungar (hun, emėr fisi aziatik) – hungarezėt, / german (germa) – germanėt, /austriak (mbretėror i Lindjes – Ostereich) - austriakėt, /   danez    ( dana, emėr fisi i danakėve) – danezėt, / norvegjez (nor veg-vegu i veriut) – norvegjezėt, / belg (belga) – belgėt, /romak (Romul, antroponom) – romakėt, /  gal (gal, galan, zeshkė - illirishte) – galėt, / italian (ital, Ita) – italianėt, /sllovak – slloven (sllova = germa) – sllovakėt e sllovenėt, / freng (frank, sinqertė) – francezėt, /anglez (engle, engjull) – englezėt, anglezėt, / rumun (etninom i dhėnė nga romakėt), / bullgar (Ball – bardh, Ballga-Bellga, lumė, hidronom) – ballgarėt, bardhgarėt (bullgarėt), /turk (turr ka, u turrka, shqipe-illire) – turqit, /epirot (e pirit, piri, me pirė, shqipe) – epirotėt, /spartian (spartim, shpartim i fėmijėve me tė meta psiko-fizike) – spartianėt, /athenas (e thėna, e thana, folje shqipe-illire) – athinasit, /trojan (i trojeve, i trollit – shqipe-illire) - Trojanėt, / indian (Hind-Ind, hidronom) – indianėt, / amerikan (Amerigo, antroponom) - amerikanėt / hungarez (hun, fis aziatik) – hungarezėt, / sllav (sllava-lavdi, pėrshėndetja e fundit para tė vdekurit) - sllavėt, / arab (arap, ten boje – pellgasishte) - arabėt etj.
 
   Tė gjitha kėto etninome kanė kėto ethymologji tė sigurta – e sa janė pėrcaktuar nė mėnyrė tė drejtė shkencėrisht derisot, kjo u mbetet jovetėm atyre popujve nė fjalė, sa drejtuesve shkencorė, tė nivelit euro-botėror, qė t’i pėrcaktojnė pa ideologji politike, por nė suaza vėrtet shkencore. Faktori kryesor pėr emėrtimin e njė etninomi ėshtė vet historia e vėrtetė e atij populli, me burim origjinal, qoftė nga aspeki: gjeo-historik, sociologjik, psikologjik, gjenetik, gjenealogjik etj.
 
 
                                 ETNINOMI  GERMAN
 
 
   Etninomi – german, ėshtė  emėrtimi gjeneral i fiseve gjermane, i cili shenon emrin e njė bashkėsie tė popullit tė njė shteti, prej tė cilit rrjedhė toponomi – Germania, si emri mė i pėrhapur botėrisht, qė sot populli gjerman, vetthirret – deutscher (dojēėr) mė kuptimin – i kthjelltė, i dėlirė – dhe me toponomin, si emėr gjeografik – Deutschland (Dojēlland).
   Historikisht, pėr gjėrmanėt njihen disa etninome fisesh tė ndryshme sikurse janė: theuton, prusian, got, alleman, german, deutsch si vetthirrje, ndėrsa sipas popujve tjerė thirren: nga latinėt – theodiscus, nga italianėt – tedeschi (tedeski), nga frengėt – allemand, nga anglezėt – German (xhermėn), nga rusėt e sllavėt – njemec, nemac etj. Ndėrsa vet emri – germania siē thotė historiani romak Taciti, nė veprėn ‘Germania’, “fjala – Germani, qė ėshtė mė e pėrhapura nė pėrdorimin e jashtėm, ka mbetė ende pa ethymologji tė sigurtė”, ku authori flet pėr afėr 50 fise gjermanike nė hapsirėn veriore tė Danubit tė Epėrm dhe tė Rajnės Lindore deri tej lumit Vislla. Tė gjitha kėto fise gjermanike Taciti i pėrmbledhė nė tri grupe tė mėdha fisnore: sakson, istveon dhe alleman, qė prej tė cilave rrjedhin tėvona etninomet: anglez, francez dhe alleman. Kėshtuqė u formuan tre popuj me gjuhė gjermanike, duke i marrė parasyshė edhe pėrhapjet e fiseve gjermanike nė pjesėn euro-veriore, ku termi – german, u bė si epinom dhe emėrtim gjeneral linguistik (me gjuhė gjermanike), pėr disa popuj euro-qendrorė.
    Pėr ethymologjinė e emrit – german, mendoj se e ka rrjedhėn linguistike nga emėrtimi pėr tingullin e shkruar abecedik - germa, shkrola  illire – germė, germa, ku nga trajta e shquar e emrit – germa, iu shtua sufiksi – n ( germa+n) dhe rrodhi etninomi – german. Lidhur me kėtė theori nisemi nga shumė fakte historike, linguistike, fonetiko-historike, gjeo-gjenetike dhe gjenealogjike, sidomos nga domethėnia e emrit tė fisit gjerman – theuton, theutonėt (teuton), si lidhje gjenealogjike me illirėt dhe mund tė theksojmė se gjermanėt janė pasardhėsit illiro-pellgazgjik, menjėherė pas shqiptarėve dhe gjuhėt gjermanike janė derivate linguistike illirishte – menjėherė pas shqipes ballkanike, ku ėshtė vėrtetuar se shqiptarėt janė - pasardhėsit e drejtpėrdrejtė illirian dhe shqipja si pasardhėse e drejtpėrdrejtė illiro-pellgasishte. Duke marrė parasyshė se mijėra rrėnje ilirishte-shqipe, sot janė nė gjuhėt gjermanike, ku edhe vet studjuesit e historianėt gjermanik, pranuan se shqipja e vjetėr mė rrėnjet e saja linguistike, ka fuqi shpjegimi edhe tė emėrtimeve arkeologjike mė tė lashtat europiane, qe nga mbishkrimet e varrezave mesape, paune, etruske, venete, e deri tek lashtėsia ethymologjike edhe e shpjegimit shqip tė emrave tė perėndive tė antikuitetit europian e PIE.
 
 
                                  ETNINOMI  THEUTON  (TEUTON)
 
         
 
   Ethymologjia e emrit – german, nga illirishtja e lashtė, na pėrkujton fiset gjermanike tė lashta, si theutonėt, ku vet emri – theuton, lidhet me Theutėn illire (230 – 228 p.e.r.), ku pas rėnies illire nėn pushtimet romake, njė pjesė mė vitale politiko-ushtarake e intelektuale e kohės, shtegėtuan kah qendra europiane e deri tek ajo veriore,duke formuar nė mesin e hermionėve tė lashtė gjermanik, fisin e tyre – theuton, nė bazė tė vet emrit – Theuta (Teuta), si etninom i ri - theuton  dhe vet fisi – theutonėt. Mirėpo, kjo ethymologji antroponomike lidhet edhe me historikun linguistik, me linguistikėn gjenetike tė lashtėsisė sė antikuitetit botėror, me Thotin Skipe, si themeluesin e hieroglifeve tė para  formuluese tė abeceve tė para botėrore, - lidhet me Thotishten e stėrlashtė, ku vet emri – Thoti, ėshtė me ethymologji shqipe, i cili rrjedhė nga folja shqipe – thot,(veta e tretė e njejėsit tė vetorit gramatikor tė shqipes – thot (ai), qė asnjė gjuhė tjetėr nuk mund ta shpjegojė (arabisht-Tehuti, gr. Thothos, lat. Thothum, ang. Thoth, ger. Thothus, sll. Toti-us etj.). Ku, vet fjala – theuton, lidhet me shqipen-illire, me domethėnien e foljes – the, tė shqipes (the-ti, veta e dytė e njejėsit gramatikor, tė vetorit tė shqipes), nga arabishtja – Tehuti (si emėr mashkullor, qė ka domethėnien – Thoti) duke marrė emėrtimin pėr gjininė femnore (Thehuta -Tehuta), ku kemi rėnien e tingullit tė mesėm – h, e mbeti – Theuti ( emėr mashkullor) dhe Theuta –Teuta (emėr femror ), qė u formua pėrsėri pėrmes foljes shqipe-illire – the, si emėrtim mashkullor, emėrtimi i fisit gjerman, etninomi – theuton.
   Mirėpo, foja shqipe – the (thot, thėnė), me rrjedhė nga thotishtja shqipe e stėrlashtė, jovetėm qė formoi emėrtime topografike (Athene, Thana etj.), por formoi antroponomet: Thomas, Themida (perėndia e drejtėsisė), Promethe (hajni i zarrit qė ua vodhi perėndive pėr bėmirėsi njerėzimit), Thanai, Theofil (Biri i zotit), Theodor, Themistokli, Thomson, Thetis (perėndia e detit tek illirėt ēellgazgjik, qė formoi edhe nė shqipen fjalėn – deti (theti, the ti), me dryshimin e tingullit – th=d; Theofrast, Theofan, Theoman etj. Por, jovetėm kaq, folja shqipe – the, e thotishtes (para)historike, formoi edhe emėrtimin kryesor tė orthodoksizmit, nga rrėnja e fjalės sė pėrbėrė – ortho+doks, me kuptimin – thot drejtė (tha drejtė, me drejtėsi, doks i drejtė nga paradoksi - thot), ku edhe rrodhi emėrtimi pėr vet fuqinė mbinatyrore, qė lidhet me foljen illirishte - The – Theo (the-ti) - Zot, nė bazė tė tė cilit emėr edhe latinėt e emėrtuan pėrbėrjen e fiseve gjermanike me njė emėr gjeneral – theodiskus, qė italianėt e thonė si emėr tė deformuar nga origjinali i forimit tė emėrtimit dhe rrjedhės sė tij nėpėr gjuhė i.e., si fjalė e natyrės italishte pėr gjermanėt e sotėm – tedeschi (tedeski). Folja shqipe – The (thėnė), formoi fjalėn e parme – theo, si fillesa e shumė kompozitave orthodokse: theology-u-e-et-ėt, theologjik-e, theologjizimi, theologjizma-t, theogonia, theogonike, Theogon etj., – si dhe formoi emėrtimin e kulturės fetare – Theologjia (Teologija, sll.).
   Duke u bazuar edhe nė pikėpamje tė natyrės fetare nga emėrtimi – theodiskus, ky emėrtim kishte pėr qėllim nėntekstin e thėnies latine: disk zoti – sikur i hudhur nė zemrėn europiane, duke aluduar  nė fiset gjermanike, si formė temperamente me njė logjikė vizionare pėr mbrojtjen e religjionit nė gjithė europėn (ashtu sikurse i njejti qėllim ėshtė edhe sot, por mė indirekt). Theodiskėt, ishin theutonėt, nė kuptimin gjeneral, ku nė bazė tė tyre i thirrėn latinėt ata, si njė nga fiset mė tė lashta gjermanike.
   Ishte ky njė kontribut historiko-linguistik, pėr ta ndriēuar shpjegimin sipas shqipes, tė emrit – theuton dhe tė vet essences theologjike, duke dhėnė njė ethymologji tė sigurtė vet pėr emėrtimin e fjalės - theologji – Theologjia, ku folja shqipe – the, formoi kompozitat euro-botėrore gjenerale edhe tė aspektit fetar e shkencor nė pėrgjithėsi si: theology, theologia, theogoni, theza, thema, diotheza, parantheza, hipotheza, protheza, metatheza (ku nė shqipen janė krejt origjinale – the za – the zė, the zėrin, zė the) etj., tė cilat emėrtime nė gjuhėt sllave, duke mos ua qitur goja tingullin – th, e thonė me – t (teolog, teologija, tema, teza, metateza, hipoteza , proteza, paranteza, dioteza etj.).
   Nė lidhje me etninomin – german, nuk ishte e rastėsishme edhe lidhja gjermano-shqiptare, por ndjehej shpirtėrisht lidhje gjenetike - gjenealogjike, ku gjermanikėt ishin ata sudjuesit mė tė dėnjė tė shqipes ballkanike dhe themeluesit e shkencės linguistike tė Albanologjisė, tė cilėt njihen si yje tė Albanistikės: G.V. Leibnitz, J.G. Herder, Thunmann, F. Bopp, Ksilander, Feldmeyer, G. Meyer, Momsen, Kerchmer, Fromer, J. Hahn, P.R. Franke etj. Por, duhet pėmendur lidhjen gjenealogjike kur studjuesit arkeologjik gjermanik, vėrtetuan shkencėrisht lidhjen gjenealogjike shqiptaro-illire, duke eksperimetuar me prova tė sigurta kafkėn e shqiptarit me atė tė illirit, duke forcuar shkencėrisht prejardhjen shqiptare si pasardėsit e drejtpėrdrejtė tė illirėve pellgazgjik. Gjermanikėt ishin ata shpėtimtarėt e shqiptarėve edhe nga luftėrat shfarosėse botėrore e ballkanike, ishin ata qė mbrojėn dhe mbrojnė gjakun e kulturėn e lashtė shqiptare si lidhje gjenealogjike.
 
 
                     ETNINOMI   GOT
 
 
   Fjala – got, me tė cilėn e morėn emėrtimin, fisi gjerman i gotėve, si emėrtim pėt emrin e fuqisė mbinatyrore nė gjermanike – Got-God(Zot), ku tė dy emrat – got-zot, jovetėm qė janė tė afėrt fonetikisht – z=g, por, mendojmė se ekziston edhe mundėsia e pėrcaktimit ethymologjik, pikėrisht, pėrmes shqipes sė vjetėr. Fjala – got, lidhet me fjalėn shqipe tė vjetėr – gat (gjat), si kuptim pėr pėrgjithėsimin e fuqisė mbinatyrore, si emėr me domethėnie – gat, duke aluduar nė ekzistencėn e amshueshme tė zotit, si kuptim i pėrjetshmėrisė, amshimit, si fuqi e Krijuesit tė Gjithėsisė, Universit – gat, tė shkojė gat (gjat) nė infinitekzistenca e tij dhe lavdia e besimit tė njeriut nė njeriun dhe e besimit tė njeriut fetar. Zoti si gatues i njeriut, krijues qė e bėri gati tė jetojė nė tokė, ai e gatoi nga dheu, uji e zjarri dhe e bėri njeri – ashtu sikur gatuhet buka dhe ēdo gjė nė kėtė botė ia gatoi njeriut, tė jetė sa mė i lumtur, i gėzuar, tė ketė liri e harmoni e dashuri kuptimplote nė jetė. Por, krijuesi, ashtu si ia gatoi lindjen njeriut, ai ia gatoi edhe vdekjen. Zoti ėshtė gatuesi-krijuesi – gat Got. Nė gjuhėt anglo-saksone, ėshtė edhe mė afėr fjalės shqipe – gat – God (Gat), si kuptim amshimi, gat – gatues – krijues.
    Fjala – gat, ėshtė nė shprehjet shqipe tė lashta: gat mot / mot gat / gato bukėn / gat e ka dadha bishtin (kur nuk shihet pėrfundimi i njė veprimi),/ e ke bukė tė gatume (e ke tė gatshėm), / po gat ėshtė kjo udhė (rrugė e gjatė), / gat e paske pasė, / zgat zo’ ksi moti (zgjat zot kėtė lumturi, dashuri, harmoni, liri etj.),/ gat e paska lshue, / gat shkon kjo punė, / djali ėshtė bukė e gatshme etj.
  Kėto shprehje tė lashta shqipe, diftojnė pėr njė gatim, gatues qė e ka gat punėn e veprimin e tij krijues. Fjala – diftim, nė shqipen e vjetėr, ka kuptimin e preftimit tė rrėfimit, qė nuk e tregon krejt, por difton, prefton rrėfimi pėrmes shėnjave, singaleve tė shkurta nė memorjen e njeriut, sikurse ėndrra qė shihet shkurt e shėnjat e saj diftojnė shkurt pėr fatin e njeriut. Ashtu edhe kėto shprehje shqipe janė shėnja, pėr ta njohur tė vėrtetėn e jetės sė njeriut, qė njeriu duhet tė ia bėj mė sė parit vetvetes pyetjen: pse jetoj unė!
   Kuptimi i fjalės shqipe – gat, ėshtė domethėnia e nėnkuptimit tė Krijuesit, aė ka gjithė fuqinė e gjithėsisė nė krijim, ka qendresė – gat (gjat) nė pėrjetshmėri, fuqia e tij ėshtė – gat, sipas mendimit theologjik tė popullit, qė beson nė tė, ashtu sikurse thotė vet fjala – God-Got, nė dy gjuhėt gjermanike, vetėm qė ndryshon zanorja – o=a, nė anglishte.
   Fillesa e fjalės – got, tingulli – g, ėshtė njė domethėnie tjetėr, ku lidhet edhe me fillesėn, tingullin – g, tek fjala – german, qė tė tri germat – g+o+t, e kanė secila domethėnien e vet filozofike. Tingulli – g, ėshtė simbol i tokės – ge, e tingulli i dytė – o, ėshtė simboli i diellit dhe i treti – t, ėshtė simboli i njeriut. Kurse nė shqipen, ndryshon vetėm fillesa, tingulli – g=z, ku tingulli – z, nė emrin zot, ėshtė simboli i zonit (zanit, zėrit), me kuptimin e shprehjes – zoni (illirisht, zani-zėri – shqip, nė dialektet gege e toske), pra, kuptimi i shprehjes shqipe pėr emrin – zot, ėshtė: zoni-dielli-njeriu, (z-zoni, o-dielli, t-njeriu - zot), kurse tek emri gjermanik – got-god, ėshtė: toka-dielli-njeriu (g-toka, o-dielli, t-d-njeriu), si formė diftimi filozofik i nėnkuptimit tė dy emrave – zot-got.
  
 
                       ETNINOMI  ALLEMAN
 
 
    Fjala – alleman, si kompozitė e pėrbėrė nga dy pjesėt e saj (alle+man), me kuptimin e shprehjes – krejt njerėzit (alle=krejt, man=burrė, njeri, nė gjuhėt gjermanike), si nėnkuptim i bashkimit tė tė gjitha fiseve gjermane nė njė, si unjisim, unitet fisnor, nė njė shtet tė pėrbashkėt, si unitet a bashkim kombėtar gjerman.
   Fillesa e kompozitės – alle (krejt, gjithė) nė gjuhėt gjermanike, u formua si fuqizim i rrėnjes sė lashtė gjenerale – al, nė tingullin – ll, all, ku kuptimi i – fillesės – al, ishte tek fillesa arabe – al (al-kh*al = alkali, al-khuul = alkool, al-kimi-a etj.) dhe ky fuqizim i fillesės – al, me tingullin – ll, formoi fjalėn – all, me kuptimin – krejt, gjithė dhe rrodhi fjala arabe pėr besimin nė krijuesin – all-llah (Allah) me kuptimin - Gjithėsor, si krijuesi i Gjithėsisė. Dhe pikėrisht, kjo fjalė – all, formoi fjalėn me kuptim – krejt, gjithė – alle (ger.), all (oll) ang. – alle-man & all people, krejt njerėzit, por qė nė gjermanishte ka kuptimin pėr krejt, gjithė gjermanėt, si bashkim i tė gjitha fiseve nė njė shtet.
 
   Kurse, pjesa e dytė e kompozitės (alle+man), kjo fjalė – man, nė gjermanishte, si kuptim pėr fjalėn – burrė, bashkėshort, nė kompozitė ka kuptimin pėr unitetin e krejt familjeve gjermane. Ndėrsa nė anglishte fjala – man – men, (si kuptim pėr njeriun nė numrat njejės e shumės tė emrit), theksohet – Man, Men (mėnė-mėn) dhe fjala pėr emėrtimin – njeri-u, ger. Mench (mėnē), ku tė dy fjalėt gjermanike, lidhen me fjalėn shqipe tė vjetėr – man(d), mėnē - mėn(d), mend (mendja e njeriut, intelekti), qė emėrtimi nė gjuhėt gjermanike pėr fjalėn – njeriu, u bė me nėnkuptimin e shprehjės, se mendja e pėrcakton njeriun filozofikisht dhe nė bazė tė mendjes, intelektit, njeriu arrijti tė bėhet zotėrues i botės dhe i tė gjitha qenieve tjera – gjallesave nė natyrė. Mendja e bėri njeriun, zotshpije, zotėrues tė botės!  Ky ėshtė qėllimi i emėrtimit – man – mench (mėnē), pėr kuptimin ethymologjik tė fjalės – njeri, njeriu nė gjuhėt gjermanike!
 
   Fjala emėrtuese pėr njeriun – man, ang.,/ mench (mėnē) ger., ethymologjinė e ka nė fjalėn illirishte – man(d), (man=man(d), nga srpehjet shqipe tė lashta – a ki man(d), / me pasė man(d), nuk kishe ba ashtu, / ka punė me pasė man(d), / me man(d) hahet bota, / pa man(d) s’bahet kurgja, / me man(d) e nxan leprin me kerr etj., ku fundesa tingullore e fjalės – man(d), ky tingulli i fundit nė kllapa – d, nuk theksohet nė shqipen e vjetėr, por qė legurzohet, mishėrohet shkrihet fonetikisht me tingullin – n, edhe formohet njė tingull – n, i mbylltė, qiellzor-dhėmbzor (dental) nazal (hundor), qė njihet si grupi – nd, i shqipes sė vjetėr, sikurse e kemi nė fjalėt shqipe (mend, vend, nder, ndoshta, mandej, ndie, perėndi etj.), ku vetėm nė shqipen e folur tė vjetėr theksohet, kurse ky tingull karakteristik (nd), nuk ekziston nė abecenė shqipe moderne.
 
   Ndėrsa nė gjermanishte, fjala – mench (mėnē), poashtu e ka ethymologjinė shqipe-illire, e cila lidhet me fjalėn shqipe tekstualisht – mėnē, mench ger.= mėnē (mėntsh) shqip dhe ashtu sikur ėshtė tingulli i gjermanishtes – tsch=ē, poashtu edhe nė shqipen ėshtė – tsh=ē – mėntsh (mėnē), motshėm=moēėm, kahmotshme=kahmoēme, i,e,tė etshėm=eēėm etj.
 
   Kemi shprehjet shqipe lidhur mė fjalėn – mėnē: m’lujte mėnē (po flet shumė, po bėn zhurmė etj.), / desh dola mėnē (gati i ēmenda), / a dole mėnē a? (a u ēmende a?), / hajt bre, e hiqmu mėnē (largomu), / s’dij si pshtova pa lujtė mėnē (nuk e dij si shpėtova pa u ēmendė), / n’daē del mėnē, n’daē tranou, / mė lujte mėnē me atė bukuri (me ēmende), / syri yt mė lujti mėnē, / jah, janė dalė mėnē rinia e sotit, / ti t’luen mėnē, / t’luej mėnē  etj.
 
   Fjala shqipe – mėnē, formoi shumė fjalėformime tjera: mėnēuria, i, e, tė mėnēur-a, mėnēurisė, mėnēurake, mėnēėm, si shprehje e fuqisė sė diturisė sė njeriut, qė, fjala – mėnēuria, si emėr, filozofikisht, dallon nga fjala tjetėr shqipe – dituria, ku njeriu i mėnēur ėshtė i aftė pėr veprime tė shpejta, e ka fjalėn nė maje-gjuhe, gjenė zgjidhje akute tė problemit, ia pret mendja shpejt dhe rregullon vetveten, kurse i dituri, rregullon botėn me dituri universale.
 
   Pra, emėrtimi i fjalės – njeriu, nė gjuhėt gjermanike – mench (mėnē), man, men, si pėrcaktim i aftėsisė, zotėsisė sė njeriut pėr ta zotėruar botėn, me mėnēuri e dituri, si gjallesa me intelekt, mendje-tel, mendje-hollė, qė shpon telin (thonė shqip), qė pėrcakton inteligjencėn – ka prejardhje ethymologjike illirishte, me spjegim nga shqipja e vjetėr dhe kjo ethymologji ėshtė e sigurtė me fakte, nė tė gjitha aspektet e mundshme ekzistuese tė natyrės sė shqipes sė vjetėr, si llirishtja e re, e cila sot flitet nė Ballkanin illirik dhe nė vende ku jetojnė shqiptarėt, kudo ku mbahet mend gjuha shqipe -  gjuha e perėndive!
  
 
                                     GERMA  GERMANE
 
 
   Pėr ta forcuar thymologjinė e emrit – german, me rrjedhė nga fjala – germa illirishte  edhe mė shumė, mund tė japim edhe prova tjera, se kah e ka ethymologjinė vet fjala – germa. Shqipja – illirishtja e lashtė PIE,  dikur pėrfshinte nė gjiun e saj tė gjitha fiset illiro-pellgazgjike ballkanike dhe mė gjėrė.
   Fjala – germa, si emėrtim pėr tingullin abecedik tė shqipes, e njohur - germa shqipe, shkrola shqipe - formohet nga diftongu – ge, i cili difton njė lashtėsi PIE edhe tej Dardhanusit, birit tė Zeusit (2690 – 2615 p.e.r.), Zojsi Skipe illiro-pellgazgjik. Diftongu – GE, lidhet gjeo-linguistikisht edhe me Gegėn e Dardhanisė PIE, qė sot ėshtė njė histori dhe njė historiografi, aqė e errtė, e mbuluar pėr botėn tonė, si lidhje gjenealogjike me emėrtuesit e hidronomit – Dardanellet (Gryka e Dardhanelleve dardhane), kur dardhanėt illirian shtriheshin nga Dardanellet, me rrjedhė nga Hillioni e Troja hillire e stėrlashtė, qė vet e emruan shqip – Trojė (me troje tė rrethuara me mure tė larta), – e deri me pėhapjet dardhane deri tej lumit Danub tė Mesėm, e Verior, tej lumit – Hiller (qė nuk ėshtė njė rastėsi ky emėrtim hidronomi me ethymologji hillirishte), e deri tek mbretėritė e perandorisė illire tė udhėhequra nga: Bardhyllus (385 – 358 pe.e.r.), Grabus (356 p.e.r), Pleuratus (344 p.e.r.), Kleitus ( 335 p.e.r.), Glaukias (317 p.e.r.), Bardhyllus II ( 295 – 290 p.e.r.), Muninius ( 280 p.e.r.), Mytillius (270 p.e.r.), Pleuratus (260 p.e.r.), Agroni (250 – 230 p.e.r.), Theuta ( 230 – 228 p.e.r.),  Pinnes (228 – 217 p.e.r.), Skerdillaidas (212 – 206 pe.e.r.), Pleuratus (197 p.e.r.), Gentius (180 – 168 p.e.r.), qė shenuam vetėm si njė njohje dadhane illire tė Ballkanit illirik.
 
  Diftongu – ge, difton fillin e formimit tė fjalėve: geo-dheu, toka, Gea – perėndia e Tokės, Gua – guha, gjuha, Gega – qė, ky diftong – ge, ėshtė filli i pėrgjegjes sė njeriut, pėr ta njohur natyrėn dhe vetveten e tij, filli i pėrgjegjes, apo filli i gjuhės sė njeriut – ge, qė nė shqipen e vjetėr ėshtė – gegė (gjegjė, pėrgjegjė) kur njeriu i pėrgjegjet njeriut e natyrės – Gega geget (Gega gjegjet, pėrgjegjet), si ethymologji e emrit – Gega =gjegja, ai qė geget(gjegjet).
   Diftongu – ge, si fillesė e geges (gjegjes sė njeriut), nė rrjedhė tė tingullit oral, zanor, formohet tingulli – r, si rrjedhė e zėrit, pėrmes fuqisė amtare – m(ė) dhe formohet fjala pėr emėrtimin e tingullit tė gjuhės – germ(ė), germa – ge + r + m(ė). Ky diftong – ge, formoi emėrtime tė shumėta i.e. si: ege-u (egje-u), gen-i, gem-I, geniu (gjeniu), genial (gjenial), geografi-a (gjeografia), geometri-a (gjeometria), genetika (gjenetika), Genessis (gjeneza), Genius (Gjeniu) etj., qė janė fjalė illiro-pellgazgjike.
 
   Gjuha gjermane (Germanische Sprache) – shprehja germane, ku fjala pėr emėrtimin – gjuhė – Sprache (shprahe), si koncept theorik linguistik, lidhet me fjalėn shqipe – shprehje (shprehja e ndjenjave, shprehia e njeriut, fjalėt shprehėse, shprehimisht, ka shprehje tė forta, shprehesh etj. Fjalėt – sprache (shprahe) dhe shprehje, janė tė njė gjuhe illiro-pellgasishte, me kuptimin e shprehjes sė njeriut para njeriut dhe natyrės. Nė gramatikėn shqipe, fjala – shprehje, si emėr zgjedhohet nėpėr rasta e emrit tė shqipes: shprehja, i/e/tė shprehjes, shprehjes, shprehjen, prej shprehjes. 
   Shprehjet shqipe: je shprehė nė fjalė, / shprehesh nė kėngė, / shpreha ndjenjat e mia, / shprehe sinqeritetin, / shprehja e kėnaqėsisė, a pakėnaqėsisė, / shprehu mė mire, / ai ka shprehje, / shpreha mendimin tim (e dhashė, e qita jashtė goje), me shprehje tė mira njeriu fiton, / shprehe atė mendim qė fillove, / shpreha disa mendime lidhur mė gjuhėn etj. Kėto shprehje shqipe tregojnė lidhjen ethymologjike tė fjalės pėr emėrtimin – gjuhė, nė gjermanishtet dhe koncepti – gjuha gjermane, nė shqipen shprehet – shprehja gjermane.
 
  Nė gjuhėt gjermanike, sot gjinden njė mori fjalėsh e rrėnjesh shqipe tė vjetra, sa qė, sikur tė merreshin kėto gjuhė nė mėnyra e forma rrėnjėsore fono-morfologjike, pa nyjet e parme dhe tė fundit, qoftė si sufiks, apo mbaresa fundore, tė natyrės sė tillė tė kėtyre gjuhėve – esenca linguistike nė pėrgjithėsi, do tė delte me njė natyrė aq tė afėrt me shqipen e vjetėr, sa qė, vetėm shqiptari qė e njeh mire historikun e shqipes dhe tė kėtyre gjuhėve gjermanike – dota shihte njė gjuhė gjenerale europiane e mė gjėrė.
   Fjala shqipe-illirishte e lashtė – ko^m(ė) – emėrtimi pėr – kėmbėn si gjymėtyrė e njerit ( kambė-gege, kėmbė-toske), e cila sot flitet nga shqitarėt e veriout tė dialektit tė Gegėnishtes, ka njė rrjedhė shmė tė madhe tė formimit tė shumė kompozitave indo-europiane e botėrore tė sotme, qė ndihmon nė ndriēimin e histories sė Linguistikės Gjenerale.
   Kjo fjalė – ko^m(ė) (komė, me njė tingull – o, illirisht, jo krejt nazal, hundorė, qė e bjen nė shqipen e shkruar njė ndryshim shumė tė madh, nga ai origjinali i shprehjes sė saj -  ko^m – kom – si kuptim i ecjes sė njeriut (eca ko^m, a je ko^m a me makinė, erdha ko^m etj., si shprehje edhe tė sotme shqipe), kjo fjalė – ko^m (kom(ė), formoi nė shqipen fjalėn emėrtuese pėr kombin (nacionin) – kom (komb), komi (kombi), komtar (kombėtar), qė dha shumė fjalėformime tjera shqipe: komitė, komita, komitėt, si lėvizja komite, shkomi (shkėmbi), shkomtarizmi etj. Por kjo fjalė shqipe e lashtė – kom(ė) - kom,  si – com i.e., formoi paradoksin e fjalės sė parme tė shumė kompozitave gjenerale - com – sikurse janė: komunė, komunarėt, komitet, komunikacion, komunikim, kominternė, komparative, komunikues, kompreor, komparacion, komandė, komadant, komasacion, kombajn, kompresor, kombinim, komedi, komentim, komentues, komercial-e, komercialist, komfor, komisionar, komision, komitent, komunizėm, komo-ja, komod, komodinė, kompakt, kompleks, kompas, kompenzim, kompetencė, competent, kompilator, kompilim, komplikim, kompjuter, kompleksial, kompetent, komplikuar, komplikim, kompliment, kompllot, kompostim, komplet, komplementar, komplikacion, kompozim, kompozicional, komposto-ja, kompozoj, kompradore, komunikatė, komshi, kompresė, kompresoj, kompromentim, kompromis, komunal-e, etj… qė nė gjuhėt germanike ėshtė fillesa e fjalėve me tingullin –      c(k): commune, comitte, comunikation, comunitet, community, cominterne, comparative, communist, communitet etj., sikurse fjalėt shqipe, qė fillojnė me fjalėn e parme – kom.
  Pra kjo fjalė e hershme shqipe – kom(ė), koma, si emėrtim anatomic, pėr gjymėtyrėn – kėmbė, kėmba, nėtė gjitha kompozitat i.e., tė shenuara mė lartė, ka uptimin e ecjes, unitetit, njė bashkimi elementesh, qė figurativisht konkretizohet kompozita me fillesėn – kom (com), qė ėshtė kuptimi I ofrimit elementar, tė subjekteve shoqėrore, politike, shkecore, fetare etj., nė njė kombinim elementesh tė mundshme pėr njė verpim tė caktuar, qoftė shoqėror, edukativ, politik  apo shkencor – pėrmes ecjes kom(ė), ecurisė sė verpimit praktik.
    
   Pra gjuha ėshtė tė shprehurit e njeriut pėrmes tingujve, diftongjeve, rrokjeve e fjalėve tė renditura syntaktike nė fjali e periudha. Gjuha gjermane ėshtė shprehja e njeriut gjerman si – shprehja germane.

Priru /Torna