Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
 
Nezir Myrta  /  ORIGJINA E FJALĖS SHQIPE – LAHUTA
                                                     
MYTHI MBI LAHUTĖN
 
                     
NATYRA E GJUHĖS DHE GJUHA E NATYRĖS
 
 
LA HUTA KĖNGĖN ME LAHUTĖ
                             
LA HUTA EMRIN - LAHUTA

 

Fjalėformimet (kompozitat) illire-shqipe, tė cilat rrjedhimisht janė formua nga diftongjet, rrėnjet e fjalėve, qė sot pėrbėjnė fjalė, apo togfjalėsha, si emėrtime gjenerale bionomastike (emra gjallesash) antroponomike (emra njerėzish), toponomastike (emra gjeografik); si dhe emėrtime armėsh, veglash pune, emėrtime veglash muzikore – pėrmes analizave fonetike (zbėrthimeve tingullore), mund tė vėrejmė nė njė fjalėformim (kompozitė) – nė tė cilėn fshehen disa fjalė  nė atė emėrtim tė formuar, ku secila fjalė veēeveē e fshehur nė tė, ėshtė fjalė e plotė nė vete dhe ka njė kuptim tė veēantė: linguistik, historiko-linguistik, linguistiko-filozofik, socio-linguistik, psiko-linguistik, linguistiko-historiografik etj.
  
   Emėrtimi i veglės muzikore shqiptare me njė tel – lahuta, ėshte njė fjalėformim, i formuar nga dy fjalė kryesore, sipas dėshifrimit tė parė morfologjik, janė dy morfema: LA+HUTA= LAHUTA.  Ku fjala e parė, qė rrjedhė nga morfema apo formema fonetike – LA ėshtė folja shqipe – me lanė (gege), pėr tė lėnė (toske) dhe HUTA ėshtė emėr sendi, pra nė rastin konkret tė kuptimit ėshtė – emėr arme.
  
    Por, qė edhe nė kėtė fjalė – huta, pėrsėri, kemi dėshifrimin fonetik tė dy morfemave tjera tė padukshme fonetik0-historike e skriptive, nė shkallėn e dytė tė zbėrthimit - qė kėtu, fshehen edhe dy fjalė tjera, sipas zbėrthimit fonetik, mu nė kėto rrėnjė a morfema si diftongje, qė formojnė dy rrokje morfologjike; qė kur zbėrthehet fjala – huta, kemi rrėnjet e saja – hu+ta = huta. Tash na rrjedhė alternomi (qė gabimisht I kemi thėnė – alternim-I-e-et, nė tė cilin ėshtė I kjartė emėrtimi – nom, nomi – emri - fjalė e lashtė shqipe-illire: nomi I zotit, la nom filani, bani nom; u ba nomi; nuk u ba nomi - shprehje gege-shqipe, ku fjala – nom ėshtė e tė dy dialekteve gege-toske). Pra, na del tjetėr emėr apo tjetėr nom - alternom-i, i formuar nga  diftongu fonetik, si rrokje morfologjike – hu – dhe – ta, hu+ta=huta,pra, nga kompozita – Lahuta.
 
   Diftongu – hu, si shprehje fonetike, duket vetėm se na jep kuptimin linguistik tė filleses sė fjalės – huta – por, nė kuptimin botanik ėshtė edhe si botanom, nom botanik, emėr botanik sipas origjinės biologjike, si bimė, dru – hu, huni, qė ėshtė shprehja madhore e fjalės – kuni.
    Pėrderisa, kuni ėshtė njė shkop druni me maje tė mprehtė – ku ėshtė spjegimi I germes, shkroles shqipe – skroll skip, forma e germės nė gjuhėn e pare tė njeriut – gjuha kuniforme (Cuneiform language) – edhe spjegohet vetėm pėrmes Shqipes-illire-pellgaze – germa nė formė tė kunit – Kuniformi - edhe huni ėshtė njė dru I gdhendur me maje tė mprehtė poashtu (huni I gardhit, I lidhur pėr huu-pėr huni, kau lidhet pėr huni, njeriu lidhet pėr gjuhe, pėr fjale – shprehje gege-toske-shqipe) – na del nga kuptimi linguistik,nė kuptim filozofiko-historik.
 
   Pėrderisa, kuni ishte forma e germės sė gjuhės kuniforme, tash huni nga kuptimi si material, mjet pune pėr tė thurė gardh, gardhin e rrethimit tė trollit, gardhin, si mure tė banesės – shtėpisė sė hershme – huni, nga kuptimi filozofik na del si kuptim historik, huni si mjet mbrojtjeje e sulmi, emėr arme, armė e ftoftė.
 
   Kėtu nė rastin konkret, tek emėrtimi – lahuta, nė pjesėn e dytė tė kompozites – huta, rrėnja e fjalės – hu, na paraqet pjesėn e drunjtė tė emrit – huta, si armė zjarri, pra, pjesa e drunjtė e armės – hutės, nė tė cilėn ėshtė e mbėrthyer tyta, kėmbėza, zakonisht, huta ėshtė mė e shkurt se pushka, armė me mbushje, e me nganjė fyshek, me kapsolla, me kaēik tė ngrehur pėr shkrehje (ndezje) mos me shkrepė nė raste kritike .
      Ndėrsa, pjesa e dytė e fjalės – huta,  rrėnja – ta, ėshtė si onomatopee e krismes sė armės – ta-tak, taaa, taaak – huta.
  
   Pra, emėrtimi I kompozites – LAHUTA, pas dėshifrimit tė dytė, apo zbėrthimit final fonetiko-morfologjik, duke e ndarė nė rrokje e diftongje, na rrjedhin tri pjesė tė saja: LA+HU+TA=LAHUTA, ku secili diftong difton emėrtim tė plotė nė vete.
 
    Nistorja e kompozites – LA, si morfemė fonetike, apo formemė fonetike, ėshtė njė nga fjalėt mė tė hershme shqipe-illire, qė formoi shumė fjalė nistore, kompozita e togfjalėsha nė gjuhėt indo-evropiane romane - e cila edhe sot nė shqipen, paraqet njė nga foljet mė tė rėndėsishme, si folje me lanė (pėr tė lėnė), dhe qė lidhet logjikisht me foljen tjetėr shqipe – me laa (pėr tė larė), por qė kėtu ėshtė kuptimi filozofik, - kur lahet, kryhet puna, kemi shėmbuj: lau prej kėtij vendi (u la me kėtė vend, u shpėrngul, iku; I lau paret; laje borxhin; ia lau paret n’vend, me dy kuptime:edhe pėr lamje-larje me tė  holla, monedha – edhe kur ia merr jetėn tjetrit, nė mbrojtje apo nė sulm - e mbyti – shprehje shqipe).
 
     Fjala – LA, ėshtė edhe kuptim pune, pastrimi, lamja-larja, si folje shqipe: me la-pėr tė larė - edhe si kryerje pune nė kuptimin filozofik, folja – me lane, pėr tė lėnė: la vendin nė rrezik dhe iku; la pas veti vepra; la atdheun; la punėn; la lapsin; la hutėn-pushkėn; mė la vetėm; la fjalėn e djalin etj. shprehje shqipe.
   
    Nė kompoziten – Lahuta, nistorja – LA, ka kuptimin e foljes me lanė-pėr tė lėnė, nė gjurmimin linguistiko-filozofik tė saj: La nom huta, la emėr huta, la huta nom; la huta kėngėn popullore; la huta trimėrinė qė nuk harrohet; la huta ( la pushka) heroizmin; la huta namin (nomin, famėn, zulmėn); la huta krenarinė kombėtare; la huta edukatėn atdhedashėse nė luftėn ēlirimtare - nė kuptimin e mbrojtjes sė atdheut, Nderit, Besės Shqiptare.
 
    Apo, la huta trishtim, la huta vdekje (kur bėhej vėllavrasje); la huta gverr, sherr; la huta tmerr; la huta vrragė, plagė (nė kuptimin e hakmarrjes); la huta historinė nė kėngė heroike; la huta kėngėn kreshnike; la huta zanin e atdheut - la huta kėngėn me lahutė!
 
   Fjala e hershme shqipe-illire – LA, formoi prefiksat nė disa gjuhė romane, si emėrtimin e vet fjalės – Latin, poashtu, si prefikse fono-morfologjike tė gjuhėve latine: la liberto, it; la famme, la porte, la language,fr.; la lingua, lat.it.sp.; e cila fjalė illire, formoi edhe alternomet morfologjike si prefikse dhe nyje tė parme tė fjalėve nė gjuhėt latine dhe gjermanike – nga folja illie, rrodhen nyjet e parme – la - gjinia femnore, nė – le, pėr gjininė mashkullore tė emrave dhe – les – pėr shumėsin e emrave nė latinishte, frengjishte, spanjishte e nė gjuhėt latino-amerikane, respektivisht kjo ėshtė gjurmė illirishte linguistike nė Romanistikė.
 
   Vet, fjala – Latin, si kompozitė, ėshtė formuar nga dy fjalė tė illirishtes, qė sot spjegohen sipas mendimit tim: La+atin= Latin, qė vet, fjala e parė, nistorja – La, ka kuptimin e foljes shqipe-illire (skipe illire) – me lane-pėr tė lėnė. La atin, la babėn, la trollin illirian ballkanik; la vendin e atit, la atdheun, la illirinė – pas shpėrnguljes se trojanėve tė hershėm tok me mbretin Eneun (Heneun), pėrmes Ballkanit nė gadishullin e Apenineve, qė ėshtė krejt fillesa filozofike e kuptimit historiko-sociologjk, Gadishulli etruskan – gadishulli etrojan, I formuar kulturalisht e historikisht nga trojanėt illirian.
  
  Do tė thotė qė, nuk ėshtė kuptimi I derisotėm I emrit – etrusk, si spjegim nga nyja e parme – e, dhe folja shqipe, me trusė, e trus, e trusi, e truske, e truska, nė kompoziten – etrusk, etruske, etruskan-e-et-ėt, nga folja me shtypė, me trusė, nga ‘e truska’ e shtypka, e robėrojka. – Por Mendoj, se ata janė trojanėt e Eneut e edhe para tij, kur nė Sicili, I dhanė emėrtimin illirian sipas pėremrit tė pakufishėm illir-shqip – s i c i l i - s e c i l a, secili, nė kuptimin linguistiko-sociologjik, secili ka tė drejtė tė jetojė nė kėtė tokė tė lire, nė kėtė botė tė lirė, nė kėtė botė tė re – SICILIA, Sicilian, siciliani, sicilianja, sicilianėt, sicilianet, si antroponome, nga toponomi emri gjeografik – Sicila, ujdhesa e Sicilisė. Pėr kėto toponome dhe antroponome kam shkrime studimesh tė veēanta, por meqė ra fjala, tek emėrtimi I kompozites – lahuta, rrodhen edhe kėtu nė shkurtime…
  
   Ėshtė me rėndėsi tė madhe tė analizohet e sintetizohet linguistikisht, fonetiko-historikisht, folja shqipe-illire – LA, si folje – me lane – pėr tė lėnė, permes methodes krahasimtare, nga Linguistika Komparative, si krahasim I gramatikes historike tė Shqipes, respektivisht nė lidhje komparative me gjuhėt tjera i.e.
   Poashtu, edhe sipas linguistikes gjenetike, origjina e kėsaj foljeje shqipe-illire fono-gjenetikisht, tė dy tingujt (fonemat) L+A= LA, secili tingull, krijon nė vete njė kuptim tė veēantė emėrtimi fonetik, qė me aqė kuptim psiko-linguistik, paraqiten tė dytingujt, duke shprehur njė tėrėsi veprimi kohor e ndėrfoljor.
 
     Folja – LA, e cila formoi nyje tė parme e fillesa i.e. nė shqipen ėshtė folje nė veten e tretė tė vetorit nė gramatikė – La (ai, ajo), si folje nė kohėn e kryer tė thjeshtė (aoristi), ku mund tė duket zgjedhimi I saj, nėpėr vetat gramatikore tė pėremrit shqip, si zgjedhim I foljes kėshtu:
 
                                  Folja shqipe-illire – La
 
Numri njejės:                                                      Numri shumės:
 
Lash (unė)                                                        lam-ė (na)
Le    (ti)                                                           lat-ė  (ju)
LA  (ai, ajo)                                                      lan-ė (ata, ato)
 
  Fjala – La, illire-shqipe, si njė nga trajtat e shkurta linguistike mė tė hershme illiro-pellgazgjike, nga illirishtja e stėrlashtė paragreke e paralatine, nė gjuhėt latine: la lingua, la patrie, la ideologie, la industrie, la linguistike etj. Pėrderisa nė shqipen kuptohet si pėrfundimi, kryerja e njė pune - LA – nė gjuhet latine ėshtė fillimi, filli I njė fjale, nyja e parme, fillesa e falės. Kjo formė shprehėse linguistiko-historike, na kujton, mbarimin e njė epoke nė atdheun e lashtė illirian tė njė popullate ballkanike dhe pas shpėrnguljes, si fillim e njė linguistike tė re, si fillim I njė Onomasiologjie indo-europiane tė re. Ballkanin e la dhe filloi epokėn nė Perėndim, si kuptim linguistiko-filozofik.
   Kjo formė e fjalėformimeve latine, pikėrisht erdhi a rodhi nga vet folja – la, me lane (gege-shqipe) nga Dardhanishtja e lashtė, qė na pėrkujton thellėsisht nė pikėpamje linguistiko-psikologjike, Pjesėn illire, popullatėn illire tė shpėrngulur duke populluar e kulturuar Evropėn. Se ajo popullatė illire, prej tė cilės u formua kultura perėndimore, me gjuhėt e historiografitė e reja euro-perėndimore - ėshtė pjesė integrale e trungut illirian, ėshtė vet gjaku e gjuha illire. Mund tė pėrmendim edhe vet heronjte kombėtarė: Heroi kombėtar Italian – Guizzepe Garibaldi (Zef Guribardhi, me origjinė nga Guri I Bardhė I Matit tė Shqipėrisė), I cili bėri bashkimin e Italisė; Napoleon Bonoparta, heroi kombėtar francez, Bono Parta, qė vie nga Shqipja-illire – Ana e Mirė, Anamiri-Bonoparta etj. Gjithė Europėn Perėndimore, mund ta quajmė si Vėllazėria illire…
   Latinėt e pare: mesapėt, paunėt,venetėt, madje, galabrėt, Kalabrezėt – Arbėreshėt skipetarė, pėcollen tė folmet illire, gjuhėn, doket, zakonet, kulturėn, nė Apenine dhe formuan: mesapishten, venetishten e tė folme tjera, formuan gjuhėt e vjetra etruske, ku sot I kemi si antroponome e toponome tė sotme: Toskana, Alba, Venediku, Triesta etj. qė janė spjeguar deridikund, por vetėm si fragmente historiko-linguistike…
   
   Thohet shprehja e lashtė, se ‘Roma e pushtoi Greqinė ushtarakisht, kurse, Greqia e pushtoi Romėn, kulturalisht’, por fjalia syntaksore e parė, qėndron, kurse e dyta, nuk ka bazė tė vėrtetė, se Greqia kurrė nuk e pushtoi Romėn kulturalisht, sepse aty ishte kultura illire-pellgaze e stėrlashtė dhe nėse ndonjėherė Roma ėshtė pushtuar – ėshtė rikrijuar nga kultura illiro-pellgaze. Kultura greke ėshtė formuar nė baza tė gėrmadhave historiografike illire, e deformuar e falsifikuar sipas interesave vetjake greke, pikėrisht nga ajo ‘gjuha e kultura barbare’ qė I thonė disa autorė antik nė shkrimet e tyre njėanėshe.
  
   Gjithė kjo epokė e hershme e pėrhapjeve illire ėshtė pėrcjellė edhe pėrmes epikės historike shqiptare, sidomos me pėrcjellje me lahutėn shqiptare. Mendoj se, emėrtimi I hershėm I kompozites – lahuta sipas disa informimeve tė vjetra shqiptare, na del me emrin – gauta, qe I pėrgjigjet vet gjuhės sė natyrės fonetike tė vet veprimit tingullor tė instrumentit tė lashtė nė fjalė. Disa linguistė e quajnė sipas disa lokalizmave, sidomos nga Malėsia  Madhe, sipas Gj. Shkurtajt, malėsorėt I thonė edhe – lavda, merre q’at lavdė, bjeri lavdės (lahutės); por kjo fjalė me duket ėshtė mė tepėr si synonom I emėrtimit – lahuta, si lokalizėm. Ndėrsa, nė krejt shqipen qėndron emri – lahuta.
 
    Kompozita shqipe – Lahuta, si emėrtim linguistik, na duket si emėrtim I njė vegle muzikore shqiptare, nė perceptim tė parė tė fjalės, po nė mbrėndi tė saj ato trajta tė shkurta fjalėsh, qė formojnė fjalė nė vete, e deri tek zbėrthimi fonetiko-morfologjik, nė tinguj a fonema, secili tingull I kompozites, ėshtė njė jetė e tėrė njeriu; ėshtė njė gjuhė e tėrė, ėshtė njė histori e tėrė e njė populli, nė sfondin e pėrgithshėm linguistiko-historik.
 
    Hilliadha e Odhisea e Homerit Hillirian ėshtė kėnduar me shekuj nga rapsodėt e lashtė illirian, deri me rėnien e perandorisė illire – ashtu sikur ėshtė kėnduar ‘Lahuta e Malcisė’ e Fishtes, nga rapsodėt popullorė shqiptarė, deri mė sot. Hilliadha e Odhisa epoka homerike hilliriane (Iliada e Odiseja), sidomos kėngėt nė Illiadhė (Iliadė), na pėrkujtojnė shpėrnguljet masive trojane nė Apenine. Herojt e ideja dhe krejt kompozicion I veprės homerike ėshtė illire.
  
   Emėrtimi I veglės muzikore me njė tel, tek shqiptarėt ballkanas, qė me plotė tė drejtė logjike – lahuta, nuk mund tė thirret aqė kuptimplote, si vegėl muzikore argėtimi, sa ėshtė e gėrshetuar vet ndjenja e tė bukurės artistike, me ndjenjen e nostalgjisė, dhėmbjes sė hidhėt e krenare.
      Lahuta ėshtė kėnga e vajit tė burrit, vaji krenar historik,  instrumenti I vajit kreshnik, qė nėpėr shekuj luajti rol tė rėndėsishėm, nė mbajtjen gjallė tė traditės kombėtare historike. Lahuta, ishte edhe njė thirrėse, thirrje e pėrgjithshme kombėtare, njė orė artistiko-historike atdhetare nė odat shqiptare. Pėr fatkeqėsi, kjo ndodhi njė epokė tė gjatė historike, gjatė pushtimeve tė huaja, deri me hapjen e shkollave shqipe, universiteteve.
    Rapsodi me lahutė ishte aktori, author e aktor, nė tribunat e tė gjitha atyre dramave, tragjedive historike kombėtare, paraqitja e heroizmit tė njeriut me atė Orėn e Shqipes, nė rrezistenca mbrojtėse kundėr tė huajve.
  
   Kėnga me lahutė ishe theatri kombėtar, duke I dhėnė shpirt ngjarjes sė ndodhur, qė shqiptari ‘bėri gjithmonė njė sy gjumė, e tjetrin sy e linte gjithmonė hapur’ duke I pėrcjellur ngjarjet nė vargje: epike, epike-historike, epike legjendare, epike kreshnike, epiko-lirike etj. mbi shkėmbinj e gryka malesh, e kudo qė u bashkuan, ata burra e burrėresha, qė sot nuk janė mė – por, janė kėngėt e tyre…
 
    Ashtu sikurse u krijuan mythe mbi heronjt, poashtu edhe mbeti vet mythi mbi lahutėn, si emėrtim I lashtė illirian, qė sot ėshtė nė harresė brezėrishė. Ai zėri I njėtrajtshėm I telit tė saj, me fije bishtkali, gjatė ferkimit me harkun horizontal, duke krijuar tinguj lahuta vertikale, ashtu, si qendruan vertikalisht, edhe nė vdekje heronjt e kombit – rapsodi, e filloi dhe kurre nuk e mbaroi atė ngjarje historike, pėrmes atij teksti tė pėrcjellur gojėmėgojė, si gojėdhėnė, mbajti gjallė doket e zakonet kombėtare, kulturėn burimore, rapsodi, si njė aktor I kohės nė tribuna shekullore, edhe atėbotė kur na ishte e ndaluar shkolla shqipe…
 
   Ajo ngjarje qė la huta, u kėndua nė lahuta, e thurur me njė poetikė popullore tė rrallė, pėrmes vargut rithmik, e vargut tė bardhė, nė vargje metrike, me rimė tė pėrsosur, sa, kur theksojmė vet emėrtimin – lahuta, nė tė pare nuk na duket ajo madhorja historike e fshehur nė tė, - por me analizė tė hollėsishme fonetiko-morfologjike e historike, duke e shtie nė veprim pėrbėrjen linguistike tė saj, na del kumtimi madhor I emrit – nomit qe nga lashtėsia e kombit.
 
  Verzioni historiko-linguistik I kompozites – lahuta ka vlera tė linguistikės i.e.

Priru /Torna