Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Nezir Myrta /  ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ZEUS  
 

ZOISI  SKIPE ZEUSI

(2690-2615 p.e.r.)  

 
 Emri – Zeus – Zeusi I Biri I Kronit, ėshtė emėr skip-illir – ashtu sikurse ishte vet dėshira e Tij, para se tė ndėrronte jetė, qė tė shėndrrohej nė Skipe (Shqipe, shqiponjė) dhe u thirr Zeusi Skipe - ZOISI SKIPE, ZO IS, zė ish, domethėnė – Zo /zė / ish – zoni ishte, ishte Zo /Zė is – Ze – Zeu – Zeus – Zeusi, qė spjegohet pėrmes Shqipes sė Vjetėr.
 
   Vet tingulli – z – i cili nė fillim ishte – s – qė pėrcakton tingullin – so – nė trajtėn e shkurtė tė emrit – so – son – soni / zo^ – zo^n – zoni / za^ – za^n – zani / zė – zėu – zėri / - ku kuptimi i tingullit – S – ėshtė vet kuptimi i fatit tė njeriut edhe nė kohėn tonė  / O – me – S – nė mes, qė ndanė sferėn e fatit nė dy pjesė nė formė tė lakueshme, ashtu sikur edhe ėshtė vet forma e shkrolės /shkronjės/ - S – diametralisht nė dy diametra harkor, tė barabartė, qė symbolizojnė dy anėt e jetės, dy pjesėt e fatit tė njeriut, pėrmes dy ngjyrave – bardh e zi – pėrcakton fshehtsinė e jetės sė njeriut – qė synkronizon – tė mirėn e tė ligėn dhe barabarėsinė e tyre fundamentale, si dy pjesė aqė tė afėrta – tė sė njejtės tėrėsie – ashtu sukurse ėshtė edhe vet - jeta e njeriut .
   Tingulli – S – so –  ėshtė forma e lakueshme qė nėnkupton  lėvizjen – gjarpėrore, pėrmes dy harqeve me kahje tė kundėrta dhe gjatė lėvizjes edhe vet krijimi i tingullit – so / son / soni / zo^ – zoni / zė – zėri – domethėnė krijimi i zėrit gjatė lėvizjes sė trupit. S ėshtė edhe syri i gjarpėrit, shikimi me syrin e gjarpėrit, qė shkatėrron  tė ligėn dhe mbron njeriun nė momentet mė fatale tė jetės sė tij. Syri i gjarpėrit – (S) ėshtė kuptimi i shpėtimtarit tė njeriut, e mu pėr atė ėshtė i njohur edhe Kulti mbi Gjarpėrin nga antikuiteti, qė nė lat. ėshtė serpente .
 
    Shqiptarėt sipas traditės sė lashtė e konsiderojnė gjarpėrin nė themele tė shtėpisė – si roje, Roja e Shtėpisė dhe si mbrojtja e fatit tė familjės – kulti hyjnor mbi gjarpėrin 
   Kėshtu, vet forma fgurative e tingullit fonetik  S reciprokisht ėshtė lėvizja harkore gjarpėrore e trupit anasjelltas, nga e djathta e nė tė majtė, e qė realisht, e figurativisht kur bėhet lėvizja, nga e djathėta nė tė majtė – krijohet forma – Z si kahje e kundėrt e tingullit S. Lėvizja S –  nėnkupton skriptin e sonit – kurse Lėvizja – Z nėnkupton shkrimin e zonit – shkrimin e zėrit – sonskriptin / zonskriptin - sanskriptin – shkrimin e shkrolės – S –  sonskrit/ sanskrit – Sanskritja.  Duke filluar nga e kundėrta e lėvizjes sė trupit, nga e djathėta lartė, nė harkun e parė, deri nė mesin diametral tė – rrethit – O – qė synkronizon – diellin, synkronizon me kronin, rrjedhėn e kohės nga lartė, pra rrjedha e kohės nga dielli – O – SO^ ashtu duke vazhduar nė fillin e harkut tė dytė tė kundėrt nė tė majtė poshtė  - formimi i tingullit – S. Mu pėr kėtė edhe disa e mendojnė kuptimin e pėrcaktimit tė vet emrit – illir – hillir – Hillirius – Hillorius -  qė nėnkupton fjalėn –i lakueshėm, pėr pėrcaktimin e emrit – illir, duke e lidhur vet emrin – illir, me gjarpėrin.  Mirėpo, ky pėrcaktim ishte pėr lėvizjen nė yll – si trup qiellor – S – nė mes tė yllit, i cili krijon – SO – zo^ / za^ / zė / nė kuptimin – e krijimit tė jetės – soni / zani / zėri – si kuptim i pėrsosjes sė gjallesės pas krijimit tė  JETĖS – pas krijimit tė tė gjallit – qenies sė gjallė – qoftė mbi Tokė, apo edhe nė trupat tjerė qiellor (sepse njeriu nuk mund tė jetė i vetėm nė – Gjithėsi – si e vetmja qenie nė – Kosmos – Univers.
    Ky tingull PIE – S – qė mė vonė  tradicionalisht sipas ndryshimeve tė fonetikės historike, u kthye nė – Z – ishte edhe si kuptim i krijimit tė  zėrit nga lėvizja e trupit – krijimi i tė gjallit tė gjallesės. Lėvizja e trupit krijon tė gjallit e gjallėsės – qenies, kurse gjatė lėvizjes sė trupit krijohet – so (theksohet me – O hundore, qė nė gegėnishtėn shqipe, tėvona na vie si tingull nazal – A hundore, na krijohet fjala – za^ - za^ni, nga fjala paraardhėse e kėsaj qė ishte – so* s^o – s^on – s^oni – soni = zoni – zani.  Ndėrsa nė toskėrishtėn shqipe, na vie ndryshimi fonetik, si shėmangie, apo alterfon i pėrafėrt, tingulli si rrjedhė fonetike – Ė – e pa zė, apo e pazėshme, e cila krijon fjalėn – zė / zėri nė shqipen e sotme.
   Vet shkrola /shkronja/ - S – si kuptim i lėvizjes sė trupit nė natyrė, kur formohet gjallėria e trupit – jeta e gjallėsės – e cila jetė ėshtė krijuar nga – O – qė nė fakt ky tingull symbolizon – diellin – si krijues tė tė gjallit mbi Tokė (e trupa tjerė qiellorė), Dielli si krijues i gjallesės – qė bii – bima dhe qė Lee /lindet/ zoo – kafsha / zoon / zo^ on – zo^ oni = zoni i onit – zoni i gjallesės nė onin e tė amės/ ėmės = ZOONI e cila fjalė ėshtė krejtėsisht shqipe - illire  dhe tropi - antropi – trupi – njeriu.
 
   Jo rastėsisht janė formuar edhe kėta dy tinguj – SO – tė cilėt pėrcaktojnė nomet – emėrtimet e mėvonshme shqipe-illire (skipe illire) - / son/ soni / zo – z^o / zoni / z^a / z^ani / zė / zėri / * - por, kuptimi i kėtyre dy tingujve – so – nėnkuptohet si kuptim i Trefishtė – LĖVIZJA – KRIJIMI I SONIT / ZONIT / ZANIT / ZĖRIT, gjatė lėvizjes sė trupit, respektivisht gjatė lėvizjes sė airit pėrmes organit tė frymėmarrjes nė trajtėn e shkurtė – SO – dhe Krijuesi i jetės sė tė gjallit, Krijuesi i Gjallesės – Krijuesi i Jetės – Dielli – O – qė krijon Lėvizjen. Ky ėshtė njėherit edhe njė qarkullim fundamental ekzistues – S + O = Lėvizja, e cila nėnkuptohet si lėvizje e Ajrit, si fill i tė gjallit – jetės, pėr tė ardhė fuqia e Lėvizjes – anasjelltas.
     Ky kuptim i Trefishtė i kėtyre Dy tingujve qė nėnkuptohet si Treshi i Krijimit – Univers – Krijimi i Unit – Unė Krijuesi – Unė Versi – Universi (versi=versa=vjersha) si symbolizim i Krijimit nga Krijuesi – synkronizohet me rrjedhėn kohore si kuptim filozofiko-gjenetik, qė praktikisht, pėr tu krijuar – soni / zoni / zani / zėri – fillohet me lėvizje deri tek kėthiza / kthiza / deri tek kthimi dhe nė momentin e kthimit tė lėvizjes krijohet – SO – zo^ / za^ / zė – pra, krijohet prej kuptimit tė zėrit – zėri si kuptim i Lėvizjes – kuptimi i tė gjallit pėrmes zėrit tė tij.
   
   Fjala e hershme skipe-illire – SO^ - si trajtė e shkurtė e emrit – SOI – duke na rrjedhė si kuptim pėr sojin, rodin, genin trashigues – me pjesėn e dytė  tė emrit, qė nė rastin konkret ėshtė – folje skipe-illire, si trajtė e shkurtė – IS – e cila ka kuptimin e foljes ndihmtare shqipe – me kenė / me qenė  - gege dhe – pėr tė qenė – toske shqipe – na del bashkimi ndėrfoljor si sufiks i nomit – emrit – SOI – me trajtėn e shkurtė foljore – IS – SO + IS = SOIS – nė kuptimin – zė ish /ishte zė – SOISI – soni is - / soni iste/ ishte/ - si forma mė e hershme skipe, e cila i paraprinė formės sė mėvonshe – zo+is = zois / Zoisi – Zeusi.
 
                                       SONI  THOT SKIP
 
 
    Fjala skipe – SOIS – SOISI – soni is – zoni is – SONI - SONY ėshtė krijimi universal i cili THOT / thotė – thotė diēka me zė universal, si kuptim i fillit tė krijimit tė diēkafes apo tė frymorit, i cili duhet tė bėjė diēka  dhe ai kuptim para pėrbėrjes kuptimore fonetiko-morfologjike tė vet fjalės – Sois / Soisi – Zois / Zoisi – Zeus / Zeusi – ishte Soni / Zoni / Zani / Zėri – qė THOT (Ė), prej tė cilit u formua personifikimi i  Hermesit tė Madhėsisė sė Trefisht  – Thoti Skipe.
    Thotit i tha – soni / zoni – tė shkruhet shkrola dhe krijoi hieroglifet e Para tė gjuhės sė Parė tė njeriut, tė cilat hieroglife mbetėn si forma tė formimit tė abeceve / alfabeteve tė gjuhėve tė para tė Njeriut.
 
    Nga kėto dy forma tė kėsaj fjale tė hershme skipe – son –i,  zon –i – sony i.e. – u formuan fjalėt thelbėsore tė dy gjuhėve botėrore tė sotme – son – biri, djali dhe – sun - dielli– nė anglishte dhe – zon – biri, djali e  - zone – dielli nė gjermanishte, nė tė dyja gjuhėt si kuptim ofrimi me tė njejtin burim emėrtmi pėr – djalin dhe diellin, ku tė dyjat kėto emėrtie lidhen me fjalėn skipe – soni – zoni / so^ni / zo^ ni – me kuptimin e emrit – zoni/zani/zėri – prej tė cilės fjale u formua edhe emri – Zois / Zoisi – Zeus / Zeusi.
 
   Fjala skipe – Zois – formoi kuptimin e emėrtimit – ZOI – ZOT si kuptim i emrit tė besimit tė shqiptarėve  /besimi skipetar/ Zoti – Krijuesi i Gjithėsisė, nė kuptimin mė tė madh – Zoti – Krijuesi i Universit – ZOISI me emrin e sotėm shqip – ZOT – ZOTI!
  Ėshtė gjithashtu edhe emėrtimi shqip – zog-u, si emėrtim i pėrgjithshėm pėr shpendėt, shpėzet – zog-u / zogjėt – si emrim i cili lidhet me kuptimin e zonit/ zanit / zėrit (pasiqė tash na dalin tri forma tė emėrtimeve, pėrveēse nė dy dialektet e sotme, - zani – gege dhe – zėri – toske). Diftongu – zo – ėshtė mė i hershmi si emėrtim nė Gegėnishten e lashtė, i cili mendoj tė jetė emėrtim edhe – PIE, qė mbeti edhe emėrtimi pėr fuqinė mbinatyrore – Zoti – tek shqiptarėt.
 
  Zoni – Zoti –  na linden nga i njejti kuptim e Zoisi / Zeusi / lidhet poashtu me emrin - Skipja zogu i qiellit, si formė e mbretėrisė qiellore. Skipja / Shqipja zogu mė i adhuruar i njerėzimit si synkronizim pėr guximin e njeriut, qė sot ėshtė nė symbolet kombėtare edhe mbi symbolet kombėtare.
 
       Tingulli, fillesa  - S – krijoi fillin e emrit – Skip / Skipe, ku secili nga kėta katėr tinguj – SKIP – e ka kuptimin filozofik tė njeriut, rrjedhės sė kohės, ecjes, ecurisė – punės si formuese e njeriut  – Qenia Njerėzore, pėr kuptimin e sė cilės unė mendoj se duhet tė jetė ardhė sipas kuptimit tė origjinės fonetike, ku secili tingull, nuk ėshtė vetėm si tingull rasti i emrit, ashtu sikundėr nuk u emruan shqiptarėt rastėsisht me emrin e Skipes – Shqipes, por kishin edhe logjikisht kanė diēka tė pėrbashkėt me shqiponjėn, si dhunėtia e natyrės. Pra emri skip nuk ėshtė rastėsia e emėrtimit tė rastėsishėm  por si kuptim i paramenduar logjikisht, i menduar e gjykuar mirė, qė ēdo shkrolė tė emrit,  pėrmbanė nė vetvete nga njė kuptim tė veēantė emėrtimi :
 
 
S = Fati nė Lėvizje, dy pjesėt e Fatit, si pjesė jete, ekzistenca e njeriut nė pėrflakje
K = ecja, ecuria e Fatit, rrjedhės kohore, kalimi i jetės si synkronizim i kohės
I  = Njeriu, qėndresa e tij vertikale mbi tokė, ngjashmėri me Krijuesin e tij
P = Puna veprimi i njeriut pėr tu formuar si Njeri  pėrmes mendjes sė tij - intelektit
 
 
  Pra, ishte kjo dėshira e Zeusit – Zoisit – pėr tu shndėrruar nė Skipe / Shqipe – pasi Ai e dinte shumė mire rrjedhėn e kuptimit tė vet emrit tė tij, pėr tė mbetur I Pėrjetshėm edhe pasi ndėrroi jetė si njeri, qė sot njihet si myth – Mythi mbi Zoisin / Zeusin, si Perėndia I tė Gjithė Perėndive tė antikuitetit.
  
   
    Zoisi / Zeusi edhepse ishte njeri – ku dihet sot viti I lindjes e vdekjės sė tij, pėrsėri kemi shumė spjegime mythologjike, tek popujt indo-europian qė nga antikuiteti e deri vonė. Mė duket se mė sė drejti I thonė nė gjermanishte – Zois (Zeus, ku difongu I mesit tė fjalės – eu – nė gjermanishte ėshtė – oi, oj – Zois / Zojs) e edhe nė ato gjuhė i.e. ku diftongu fillesė – Zo – I prinė emrit nė fjalė.
 
  
 
MYTHI MBI ZOISIN - ZEUSIN 
 
 
 
    Emėrtimi I fjalės – Zeus – Zois, e qė ky nom – Zois duhet tė jetė PIE (para-indoeuropian) pėsoi ndryshimin fonetik gjatė periudhave historike, por nė cilėndo formė spjegimi – Zo^ - Ze^ - pėrsėri na del kuptimi I zėrit, qė pas lėvizjes difton – zėrin metamorfik tė ekzistencės – nga ai zėri I parė krijues.
 
     Fjala – Zeus-I -  e  fjala– Zois-I edhepse me tė njejtin kuptim pėr zėrin, duhet tė prijė si paraardhėse e vėrtetė , fjala mė e lashtė – Zois-I – si fjalė jovetėm paragreke  e PIE. Rrėnja e fjalės – Zois nė Shqipen e Vjetėr flitet me togfjalėsha e fjalė tė pėrbėra edhe sot tek shqiptarėt ballkanik, sikur e kemi nė shprehjet shumė tė shpeshta: zo ku je, qė hupe (humbe)…/ zo ku tė kam…/ mo zo^ / mozomakeq / mosozo me ndejtė kėtu…/ zo ēka tė bana / zo ku shkove / A ma mire me thane: mozomakeq a mozomamirė? / bane zo hajr / bane zo andėrr / bane zo zhgandėrr…
 
    Kėtė shprehje me trajtėn e shkurtė tė emrit – zo – nga fjala – zot – e hasim edhe nėpėr letėrsinė popullore shqiptare, si nė poezi ashtu edhe nė prozė popullore, nė epikė, lirikė, epiko-lirikė – nė tregime, legjenda, mythe etj.
   Nė kėngėt  kreshnike  shqiptare trajtėn e shkurtė – zo – e kemi nė vargjet: Zo ku m’je Tanusha e Kotorreve /  Zo ēka ka dielli qė ashtė ndalė /  etj.
 
     Trajta e shkurtė e fjalės zo^ nė shqip ėshtė jehona e zėrit – zoni I madh I natyrės Zoni I Zotit – qė shprehet pėrmes bubullimės, krisma e rrufesė, gjėmimi I motit, gjėmimi I tokės nė dridhje, termete etj. Ėshtė zėri tej zėrave, krisma tej krimave, oshėtima tej ushtimave, fuqia mbi fuqitė natyrore – tė cilės I lutet njeriu nė momente shpėtimi…
 
   Kemi shprehje popullore shqiptare nė trajta tė ndryshme tė shqipes sė vjetėr, kur plakat u thonė fėmijve kur qajnė apo e prishin qetėsinė: Mo zus!  Zus! Shuj, shukatu, mos ban za^ ku pėrsėri lidhet me kuptimin e zėrit dhe na del pikėrsht fjala e shkurt – zus, qė lidhet pikėrisht edhe me vet mythin mbi emrimin e Zoisit/Zeusit nga e ama e tij.
  
   Mythi mbi Zeusin  thotė se Kroni – I  ati, kishte parė njė ėndėrr tė trishtueshme, kur muzat I thonė ėndėrr, se gruaja e tij ėshtė shtatzanė (me zanin nė shtat) dhe do tė lindi njė fėmij I yti - qė do tė tė mposhti ty dhe do ta merr gjithė fronin tėnd dhe tė perėndive! Dhe ai fėmij yti do tė jetė pėrbindėshi yt!
    Kroni u zgjua nga ajo ėndėrr e frikshme – thirri tė shoqen Gea dhe ia tregoi ėndrrėn e tmerrshme dhe e urdhėroi mos ta lindi atė fėmij!
    E shoqja Gea e mbajti fshehur shtatzaninė – atė zanin e shtatit tė saj. Kur erdhi dita e lindjes sė foshnjes, Gea e lindi fshehurazi larg burrit tė saj Kronit. Posa u lind foshnja, filloi tė qajė dhe ajo iu drejtua foshnjes, me fjalėt: mo zo, mo zois - mo zus – mos zus - nga frika se do ta mbyste Kroni, dhe ashtu I mbeti emri foshnjes – Zois / Zeus.
    Zoisi / Zeusi u rrit larg tė Atit – Kronit dhe u bė me njė dhunėti natyrore tė jashtzakonshme – iu bashkua popullit e perėndive tjerė dhe I shpalli luftė tė Atit, duke ia marrė fronin mbretėror tė Perėndive tė Olympit illirian pellgas, prej nga Maja e Olympit hyjnor drejtoi fronin e Perėndive mbi tokė, nėn tokė dhe nė ujė – Perėndia I Perėndive – Zoti I zotėrave tė antikuitetit.
 
   Nė shqipėn e vjetėr kemi shprehjet e lashta, qė lidhen direkt me emrin – Zois/Zeus sikur janė: Zoisi tė rrittė! / Tė ndihmoftė Zoisi o bir! / Tė ruejtt Zoisi! Ta dhashtė Zoisi tė mbarėn! (pėr uratat a urimet), kurse  nė shprehjet: T’vraftė Zoisi! Zoisin e paē gazep! Zoisi tė ardhtė hakesh! (pėr mallkimet) si shprehje e ndjenjave tė dėshprimit.
 
   Emėrtimi I fjalės – Zois / Zeus nė tė dyjat kėto nome, spjegohet vetėm pėrmes Shqipes qė, nuk mundet asnjė gjuhė tketėr i.e dhe PIE ta spjegojė ethymologjinė e emrit - ashtu qė
edhe nuk ka sesi tė mos ishte edhe vet - Zoti Shqiptar – Zoti Pellgas - Zoti Skipe!

Priru /Torna