Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Le news di Engjell Koliqi
 
Tė gjitha fotografitė janė marrė nga www.arbitalia.net
 
 
Njė nga ēastet mė tė kėndshme tė jetės sime - duke pėrshėndetur Festivalin e XX tė Kėngės Arbėreshe, bashkė me Drejtorin artistik tėFestivalit - Z. Zef Kakoca

Shėn Mitėr Korone (Kalabri), 18 gusht 2001

 
KĖNAQĖSIA IME - PĖRJETIMI I MREKULLISĖ ARBĖRORE:
NĖNG HUMBET KURRĖ GJAKU I SHPRISHT
JETA E ARBĖRIT ĖSHTĖ E AMSHUAR !!!
 
Braēano (Romė), 22 shtator 2001 (QIKSH Albeuropa - ARBITALIA - Bota Sot)
 
     Kur gjendem nė Arbėri (nė vendbanimet arbėreshe) pėrjetoj ēastet mė tė kėndshme tė jetės sime. E them megjithėmend, sepse atje - ndėrmjet vėllezėrve arbėreshė e motrave arbėreshe, shpirti im ndjehet gjithmonė i shlirt - i ēliruar nga mundimet, i ēliruar nga mėkati, i zhytur nė dashuri - nė dashurinė e vėrtetė njerėzore e pėrplot me ndjenja tė mirėfillta kombėtare. Ēlirimin e shpirtit dhe zhytjen nė dashuri, kur jam nė mesin e "Gjakut tė Shprisht", gjithnjė ma imponon Mrekullia Arbėrishte, pėr tė cilėn kam shkruar edhe mė parė dhe s'do tė ndalem kurrė sė shkruari e sė kėnduari!!!
     Qysh si fėmijė pesė-gjashtė vjeē, kur babai mė mėsonte ēiftelinė, mė kujtohet kur mė fliste pėr Mrekullinė Arbėrishte, pėr rrjedhėn e Gjakut tė Shprisht tė Vėllezėrve pėrtej Detit, qė s'shterret kurrė, pėr pavdekėsinė e Farės Arbėrore... Mė vonė - nė shkollė - Mėsuesi Faik, Mėsuesi Hasan, Arsimtari Qeshk, Profesori Mustafė, Profesori Isak... mė mėsuan shumė gjėra nga Mrekullia Arbėrishte. Gjithnjė e mė shpesh diēka mė trokiste nė shpirt!!! Zėri i brėndshėm, gjithnjė mė thoshte - kur do tė takohem me Gjakun e Shprisht?! Dhe erdhi dita!!! Mu nė vendlindjen time mbėrrijtėn Vėllezėrit Arbėreshė. Ishte verė e vitit 1974. Nė Prishtinė, pėr herė tė parė, ishte organizuar Seminari i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare pėr tė huajt. Pėr ta pėrfeksionuar normėn letrare tė shqipes sė njėsuar kishin ardhur edhe Vėllezėrit Arbėreshė, tė cilėt s'u duruan pa e vizituar Stubllėn Krenare - Vatrėn e Parė tė Shkollės Shqipe nė Kosovė. Kur ua shtrėngova dorėn, m'u mbush mendja tė mos i laja duart njė kohė tė gjatė, sepse "do tė humbja aromėn e Dorės Arbėreshe"!!!
     Takoheshim ēdo vit dhe pėrforconim lidhjet vėllazėrore, me: Franēesk Solanon, Franēesk Altimarin, Imzot Euleterio Fortinon, Italo Fortinon, Kate Xukaron, At Antonio Bellushin, At Nilo Somėn, At Emanuel Jordanin, Zef Skiro-n, Zef Kiaramonten... Kalonin vitet e nė shpirtin tim gjithnjė e mė padurueshėm, zėri i brėndshėm kėrkonte: Kur do tė mund ta shijoj Mrekullinė Arbėrishte, nė vendbanimet arbėrore tė Kalabrisė, Sicilisė, Molises... Kur do t'i shoh vendet, ku kanė shkruar: Jeronim de Rada, Gavrill Dara Plaku, Gavrill Dara i Riu, Anton Santori, Zef Serembe, Jul Variboba...?! Dhe erdhi dita! Me ftesėn e Etėrve Bazilianė, nė Grotaferratė, nė verėn e vitit 1987 ia mėsyna Italisė dhe - pėr herė tė parė shpirti im shijoi Mrekullinė Arbėrishte, nė: Kozencė, nė Frasnitė, nė Ejaninė, nė Shėn Nikoll, nė Ungėr, nė Kastrofil, nė Spixanė, nė Shėn Sofi, nė Shėn Mitėr, nė Maqi, nė Shėn Gjergj, nė Horėn e Arbėreshve, nė Mėnxyf... Mė dukej se isha njeriu mė i lumtur i rruzullit tokėsor! Kurrė nėng i harroj ēastet me Besnikun dhe Pinėn (studentė tė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Kozencės). Pina, qė shndriste tokė e qiell me bukuri, pėr mua ishte vetėm njė motėr dhe pikė!!! A kishte mė kėnaqėsi se tė flisja shqip me motrat dhe vėllezėrit e gjakut, qė ishin stėrmbesa e stėrnipėr tė stėrgjyshėrve qė mbi pesė shekuj mė parė kishin mbėrritur kėtu dhe me aq besnikėri ishin ruajtur traditat, gjuha, zakonet!!! Sa kėnaqėsi kur dėgjoja kėngėt e bukura tė Grupeve Artistike "Bilt' e Shqiponjes" dhe "Shqiponjat"!!! Sa tė bukura dhe origjinale Kostumet kombėtare!!! Sa tė ėmbla dhe tė pasherr puthjet, nė faqe tė vėllezėrve dhe tė motrave!!! Sa e ėmbėl Dashuria e pashibla Arbėrore!!! 
     Edhepse, me tė kthyer (qė nė kufi) filluan keqtrajtimet nga policia e shtetit pushtues (tė Jugosllavisė), duke m'i sekuestruar librat dhe kujtimet e dhuruara e pasojat me tortura vazhduan edhe nė disa tė ashtuquajtura "biseda informative" nė muajt pasues, prapėseprapė ato ditė janė tė radhitura nė faqet mė tė ndritura tė ditarit tė Jetės sime!!!
     Meqė fati i jetės, i kushtėzuar nga pushtuesit kriminelė serbosllavė, mė pėrplasi nė Itali, edhe unė hyra nė radhėr e Gjakut tė Shprisht Arbėror! Lidhjet me motrat e vėllezėrit arbėreshė bėheshin gjithnjė e mė tė shpeshta, saqė njė vit shkollor (1991/1992) isha nė shėrbim nė Kolegjin Arbėresh tė Firmozės. Kėshtu, pata fatin t'i njoh edhe detalet e tė gjitha poreve tė Jetės Arbėreshe. Pata edhe fatin qė tė ulem e tė shkruaj poezi te DY MULLINJT, aty ku i Madhi Jeronim De Rada kishte shkruar <<Kėngėt e Milosaos>>!!!
     Tash, kur deshti fati tė fillojmė me lidhje tė rregullta tė Mėrgatės Shqiptare (tė Vjetėr e tė Re), deshti Zoti dhe, nė emėr tė Lidhjes Shqiptare nė Itali, t'i prij delegacionit, mysafirė nė kremten e madhe gjithėarbėrore - nė Festivalin e XX tė Kėngės Arbėreshe, nė Shėn Mitėr Korone (nė Rrethin e Kozencės - nė Kalabri). Pritje madhėshtore - ashtu siē din mė sė miri vėllai ta pres vėllain!!! Emocione tė pandalshme!!! Nė sheshin e madh, para Kolegjit tė Shėn Adrianit - aty ku ishin shkolluar e formuar personalitetet mė tė shquara arbėreshe, mijėra arbėrorė tė ardhur nga mbarė Bota Arbėreshe, shijonin ėmbėlsinė e pashterrshme tė Kėngės Arbėreshe!!! Shumica e kėngėve i ishin kushtuar mbijetesės arbėreshe, mallit tė mėrgimit... dhe ishin kushtrim pėr mbijetesė tė Farės Arbėrore. Tė gjithė interpretuesit, para se tė fillonin kėngėn, me pak fjalė shpjegonin domethėnien dhe porosinė e kėngės dhe lėshonin Kushtrimin. Aty edhe shpirti im shijoi disa nga ēastet mė tė kėndshme tė jetės!!! Aty edhe njė herė mė erdhi Garancia pėr pavdekshmėrinė e Farės Arbėrore!!! Po a mund tė harrohet ėmbėlsia mjaltishte e Kėngės Arbėreshe?!!! Po a mund tė harrohet ėmbėlsia dhe ngrohtėsia e pėrqafimeve me ata qė po amshojnė Jetėn Arbėrore: Sen. Ēezar Marini, Zef D'Amiko, Zef Kakoca, Ernest Januci, Xaira Toēi, Jul Bafa, Mikel Bafa, Vuxhet Arbėreshe, Shqiponjat, Kamastra, Pllatni, Ēifti Arbėresh, Skanderband, Bashkimi, Mimoza, Hevzi Nuhiu, Gjenar De Ēiko, Kozimo Mauro, Sonja Gradillone, Antonella Ēoēaro, Franēesk Skarvaljone, Kozimo Skarvaljone, Damjan Skarvaljone, Fabricia Dragone, Adriana Ponte, Vicki Makri, Gjina Rotondaro, Mario Dramisino, Vinēenc Gualjanone, Anton Frega, Rozaria Frashino, Kristian Jakovelli, Antonella Pelilli, Mikel Galaso, Rozela Stamati, Maria Rozaria De Leo, Mikel Lobakaro, Egert Pano, Gjenar Rico, Katerina Bloize, Mikel Bloize, Anton Franko, Enrik De Leo, Pjerpino Stamati, Dhimitėr Makri?!!!... Nuk mund tė harrohen, sepse janė Garancia e moshumbjes sė Gjakut tė Shprisht, Udha e Amshimit tė Jetės Arbėrore!!!   
     Aty edhe vendosėm pėr njė lidhje tė pėrhershme dhe tė pavdekshme tė Farės Arbėrore. Tė gjithė fuqishėm thamė: Nėng shterret as nuk humbet kurrė Gjaku i Shprisht, sepse Jeta e Arbėrit ėshtė e amshuar!!! Ashtu qoftė!!!
 
ENGJĖLL  KOLIQI

priru / torna