Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
ARBITALIA presenta
NOTIZIE lajme NOTIZIE lajme
LAJME notizie Lajme notizie
da e per IL MONDO ALBANESE

SPECIALE KOSSOVO

Shkruan: ENGJĖLL KOLIQI

 
FALĖ BIJAVE E BIJVE TĖ SAJ DHE DONATORĖVE NDĖRKOMBĖTARĖ:
 
STUBLLA PO BĖHET NJĖ TEMPULL I ARSIMIT DHE I KULTURĖS SONĖ KOMBĖTARE
 
Nė vitin 1477, Stublla merrej si pikėorientim pėr fshatėrat e Karadakut
Nė vitin 1584, nė Stubėll ka funksionuar Shkolla e Parė Shqipe, nė formė kolegji
Nė vitin 1846, pushtuesit otomanė, duke mos mundur t'i nėnshtrojnė banorėt e Stubllės dhe tė fshatėrave pėrrreth (Terzijaj, Dunav, Vėrnakollė, Binēė), zhvillojnė me ta njė terror tė paparė dhe i shpėrngulin nė Turrqi (nė Brus tė Anadollisė), duke i tėrhequr zvarrė - lidhur nėn barkun e kuajve tė "suharisė" e duke i martirizuar
Nė vitin 1848, ata pak tė shpėtuarit gjallė, nga 207 persona qė i kishin martirizuar hordhitė otomane, kthehen nė Atdhe dhe rifillojnė jetėn e re dhe lėvizjen e vėrtetė tė Rilindjes Kombėtare
Nė vitet 1872, 1888 e 1891, rifillojnė mėsimet shqipe, nėn strehėn e kishės
Nė vitin 1896, ndėrtohet kisha famullitare (sot muze i Shkollės sė Parė dhe i Martirėve) dhe fillon mėsimi i rregullt pėr fėmijėt e fshatit dhe tė fshatėrave pėrreth
Nė vitin 1905, pasi u pavarėsua Famullia, nėn trysninė e fuqive tė mėdha tė kohės, pushtetarėt xhonturqė u detyruan ta njohin shkollėn e Dom Mikelit, si shkollė fillore legale
Nė vitin 1910, krerėt e Stubllės - Dom Mikel Mėsues Tarabulluzi, Engj Pal Koliqi, Joz Ballabani, Jak Munishi e Martin Gjergji e thėrrasin Kreshnikun e Karadakut Idriz Seferin dhe e bėjnė planin, i tubojnė vullnetarėt e nisen drejt Grykės sė Kaēanikut, ku bashkė me luftėtarėt e Isė Boletinit kanė shpartalluar hordhitė e Turgut Pashės
Nė vitin 1990, fillon manifestimi i parė nė pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė, qė shndėrrohet nė manifestim tradicional "Takimet e Dom Mikelit"
Nė vitin 2001, nė Stubėll ndėrtohet qendra kulturore-sportive, me dymijė ulėse dhe Manifestimi "Takimet e Dom Mikelit" merr fizionomi tė re, duke u shndėrruar nė manifestim mbarėkombėtar
Nė vitin 2002, parashihet fillimi i takimeve tradicionale kulturore-sportive - njė manifestim njėjavor mbarėkombėtar, qė do tė bėhet tradicional
 

 

 
Stubėll, korrik 2001 (Bota Sot - QIKSH Albeuropa)
     Stublla ėshtė njė ndėr fshatėrat mė tė vjetra tė Kosovės. Datėn e saktė se kur ka filluar ndėrtimi i katundit qė edhe sot ekziston me emrin Stubėll, nuk dihet. Mirėpo ekzistojnė disa fakte historike qė flasin pėr lashtėsinė e kėtij katundi, qė falė meritave tė mėdha historike dhe angazhinmit maksimal tė bijave e tė bijve tė saj, dalėngadalė po e tėrheq vėmendjen e historianėve, tė studiuesve, tė shkrimtarėve, tė gazetarėve dhe tė artistėve dhe po bėhet njė qendėr e nderuar dhe e respektuar e traditave kulturore-arsimore dhe emancipuese mbarėkombėtare.
     Otomanėt, qė nė vitet e para tė pushtimit e kishin futur popullin tonė "deri nė fyt" nė errėsirėn e tmerrshme tė prapambeturisė, nė ēdo sferė tė jetės, duke e ditur se vetėm nė kėtė mėnyrė do ta mbajnė pėr njė kohė tė gjatė nėn kthetrat e veta. Ēdo orvatje mė e vogėl e patriotėve, nė lėmin e kulturės dhe tė arsimit tė popullit nė gjuhėn amtare, pėrfundonte me heqjen e kokės sė tij dhe me zhdukjen e ēdo libri dhe materiali tjetėr nė gjuhėn shqipe. Mirėpo, me kėto veprime pushtuesit, jo vetėm qė nuk mund t'i ndalonin kėto aktivitete, por sa mė tepėr pengoheshin ato nga organet e pushtetit mizor, aq mė tepėr zgjėroheshin e nguliteshin nė zemrat e etura pėr liri - tė popullit. Kėshtu pra, qysh nė shekujt e mesjetės kemi pėrkrahje dhe veprime konkrete pėr shkollimin nė gjuhėn amtare.
 
     Stublla me Shkollėn e Parė Shqipe nė Kosovė
     Stublla, edhepse njė vend malor dhe jo aq i madh, qė nė shekullin e XV-tė ishte i njohur nga tė gjithė. Si njė vend, ku nė horizontin e perėndimit fillonte Karadaku dhe si njė pikė kufitare nė mes Moravės sė Epėrme dhe Karadakut, Stublla merrej si pikė orientimi pėr tė shkuar nė vendbanimet e viseve lindore tė vendit - nė rrethet e Preshevės dhe tė Kumanovės. Nė njė hartė topografike tė Shkupit (si vendbanim i Karadakut tė Shkupit) jepen udhėzime pėr fshatin Caravajkė (tė rrethit tė Preshevės) - nė verilindje tė Stubllės (Monumenta turcica 2/1, Sarajevė, 1972, fq. 127, 130, 156, si dhe: Dom Quidvultdeus Gashi "Historia e dioēezės Shkup-Prizren - Stublla" - "Drita" revistė fetare-kulturore, nr. 2/70, Ferizaj 1979, fq. 12).
     Faktografia historike na bėn me dije pėr funksionimin e njė shkolle shqipe, nė shekullin e XVI-tė, nė fshatin Stubėll tė Gjilanit (sot Stublla e Epėrme e Vitisė). A. Urosevic, nė shkrimin "Kat. Zupa Crne Gore u Juznoj Srbiji", nė Glasnik SND knj. XIII, Shkup 1934, fq. 163, ndėr tė tjera shkruan: "Qysh nė shekullin XVI misionarėt katolikė provuan tė themelojnė njė shkollė tė lartė, nė territorin e famullisė katolike tė Karadakut tė Shkupit (Montenegro di Scopia). nė njė raport tė Aleksandėr Komulloviqit, nė vitin 1584 rekomandohet hapja e njė shkolle tė kėtillė "in forma di collegio" (nė formė kolegji), nė territorin e Famullisė sė Letnicės.  Hapja e asaj shkolle arsyetohet nga fakti se "aty nuk banojnė dhe nuk vijnė turqit", kėshtuqė nė atė vend do tė mund tė mėsonin edhe nxėnėsit e fesė katolike, edhe nga vendet tjera tė viseve lindore, pastaj tė jugut she tė gjithė Serbisė. Sidomos Stublla (afėr Gjilanit) fshat qė flet gjuhėn shqipe, ka qenė i pėrshtatshėm pėr hapjen e njė kolegji tė kėtillė". Lidhur me kėtė shkollė flasin edhe burime tė tjera historike, por nė vijim po japim edhe deklaratėn e njėrit nga nxėnėsit e "Shkollės sė Dom Mikelit. Plaku Tade Ballabani (ka vdekur mė 1985, nė moshėn 85 vjeēare), nė njė intervistė lidhur me jetėn e tij shkollore nė fillim tė shekullit XX, ndėr tė tjera na jep edhe njė dėshmi, lidhur me Shkollėn e shekullit tė XVI-tė. Nė intervistėn e zhvilluar mė 13 shkurt 1984, i ndjeri Tade Ballabani, ndėr tė tjera dėshmon: "Pos landėve tjera, Dom Mikeli na ka mėsue edhe historinė e shqiptarve. Bile kur na mėsojke pėr historinė e shqiptarėve, aq me zemėr folke, sa qė shpesh veē kur i rredhshin lotėt. Tue na e mėsue kėtė landė,shpesh na thojke se populli i Karadakut ka pasė fatin ma tė madh qė qysh para ma tepėr se 300 vjetėsh tė mėsoj nė gjuhėn tonė tė artė. Kur nuk e dijshim naj mėsim u idhnojke e na shtike me ungjė nė guj (nė gjunj - E.K.) nė kokrra kallamoqi, tue bėrtitė: - s'po u vjen marre - stėrgjyshėt e juve nė kushte shum ma tė vėshtira kan mėsue ma me vullnet se ju sot, tue i pasė librat, fletoret, bojėn, pendėn, bankat... e mos me e mėsue mėsimin".
     Shkencėtarėt: Akademik Jashar Rexhepagiqi dhe Dr Dom Gjergj Gjergji - Gashi, kanė zbuluar shumė dokumente historike-arkivore, tė cilat flasin pėr organizimin e arsimit tonė kombėtar, nė Kosovė gjatė shekujve XVII e XVIII. Nga dokumentet e tyre tė mbarėshtruara nė publikimet shkencore dijmė se gjatė dy shekujve tė pėrmendur, traditėn mė tė gjatė tė arsimit shqip e ka pasur Janjeva, sidomos nė kohėn kur kryepeshkopi i Shkupit Imzot Andrea Bogdani e kishte rezidencėn atje. Shkolla shqipe nė atė periudhė kanė funksionuar edhe nė Gjakovė, nė Pejė e nė Prizren. 

Martirizimi i stubllanėve dhe i banorėve tė tjerė tė Karadakut dhe hovi i pathyeshėm i Rilindjes Kombėtare, pas tė ashtuquajturave Reforma tė Tanzimatit
     Reformat e Tanzimatit, prej viteve '40 tė shekullit tė XIX-tė, rėndonin akoma mė shumė mbi shqiptarėt, edhe pėr arsye se prej atėherė te ata, nė kushtet e fillimit dhe tė zhvillimit tė marrėdhėnieve kapitaliste, ideja e ēlirimit kombėtar kishte filluar tė lėshonte rrėnjė edhe nė masat e gjėra popullore. Mirėpo, as atėherė e as deri nė fund tė sundimit turk, "Porta e Lartė" nuk ua njohu shqiptarėve as tė drejtat mė elementare, siē ishte e drejta e tė mėsuarit nė gjuhėn amtare, e tė ngjajshme. Kėshtu shqiptarėt detyroheshin, nėqoftėse dėshironin dhe mundnin tė shkollohen, tė mėsojnė nė gjuhė tė tjera: greqisht (si ortodoksė), turqisht ose serbisht (si myslimanė), ose italisht (si katolikė). Tė gjitha kėto shkolla paraqitnin nė vetėvete rryma tė veēanta fetare e politike dhe ndikonin nė pėrēarjen e shqiptarėve, pengonin zhvillimin e idesė kombėtare dhe tė lėvizjes kombėtare nė tėrėsi.
     Nė pėrpjekjet e vazhdueshme pėr arsimimin e rinisė nė gjuhėn amtare, prifti rregulltar At Anton Marojeviqi (mik i madh i shqiptarėve, qė e fliste prefekt gjuhėn shqipe), si famullitar nė Letnicė (ku gravitonte edhe Stublla) kishte hapur nė Stubėll shkollėn fillore shqipe. Nė gazetėn "Rilindja", 1-3 janar 1961, nė faqen 16 ishte botuar njė artikull, ku bėhej fjalė pėr Shkollėn shqipe nė Stubėll, tė vitit 1846.
     Sapo e kishin hetuar kėtė hordhitė e pushtuesve otomanė, iu kishin sulur atyre trevave me njė tėrbim tė paparė dhe i kishin arrestuar shumė banorė tė fshatėrave: Stubėll, Terzijaj, Dunav, Vėrnakollė e Binēė - tė gjitha kėto vendbanime qė gravitonin nė Famullinė e Letnicės (tė Karadakut tė Shkupit), pėr shkak se fėmijėt e tyre dhe rinia i ndiqnin mėsimet shqipe nė Shkollėn e Stubllės. Me urdhėrin e njėfarė Gjinoll Begut nė Gjilan, tė burgosurit (sė paku 207 veta) internohen dhe dėrgohen nė Filedare e Brusė tė anadollisė - nė Turqinė aziatike. Gjatė rrugės: Stubėll - Gjilan - Prishtinė - Shkup - Selanik - Stamoll - Brusė, tė internuarit kishin pėrjetuar torturat mė ēnjerėzore - deri nė tėrheqjen zvarrė, tė lidhur nėn barkun e kuajve tė "suharisė". Shumė prej tyre, nga torturat kanė vdekur nė burgjet e Gjilanit, tė Prishtinės, tė Shkupit e tė Selanikut e shumė tė tjerė, gjatė udhėtimit me anije, janė hudhur nė deti - "ushqim peshqėve". Ishte pra njė martirizim i popullatės sė kėsaj ane, sepse Stublla - nė ēdo shekull, nė ēdo vit e nė ēdo ditė paraqiste njė rrezik tė madh pėr pushtuesit, tė cilit kurrė nuk i ėshtė bindur, as nėnshtruar. Pas dy vitesh - mė 1848 - nėn trysninė e fuqive tė mėdha tė kohės, Porta e Lartė e Stambollit mori vendim qė t'ua lejojė kthimin nė shtėpitė e tyre tė mbijetuarve tė paktė, nga torturat dhe martirizimet e papara mizore. E ata u kthyen - edhe mė tė fortė, mė tė nxehtė dhe shumė mė tė vendosur pėr ta vazhduar luftėn kundėr hordhive pushtuese me ēdo mjet, me ēdo formė dhe me ēdo mėnyrė. Pėr Martirėt Shqiptarė tė Karadakut, duke mbledhur dokumentacionin arkivor-historik nė dhjketėra arkive botėrore, ka studjuar historiani i mirėnjohur Dr Dom Gjergj Gjergji - Gashi, i cili duke rrezikuar edhe jetėn (i gjuajtur nga ushtria turke nė vitet '70) ia ka dalur qė ta rrėmbejė ēelėsin origjinal tė varrezave tė martirėve tė varrosur nė Brusė tė Anadollisė, qė sot ruhet nė Muzeun e Famullisė nė Stubėll - Muzeu i Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė dhe i Martirėve shqiptarė tė Karadakut, i themeluar nga vetė Ai dhe i legalizuar e i futur nėn mbrojtjen e shtetit, si monument kulturo-historik i Kosovės, qė nga viti 1978. Shpresojmė se nė njė ditė tė afėrme, Martirėt e Karadakut, do tė shenjtėrohen nga Selia e Shenjtė dhe se eshtėrat e atyre qė janė varrosur nė Anadolli do tė kthehen e tė pushojnė, deri nė amshim, nė tokėn ku janė lindur.

 

Nė vazhdimėsinė e traditės arsimore-kombėtare nė Stubėll, prifti patriot nga Prizreni, Dom Mikel Mėsues Tarabulluzi, mė 1 shkurt 1905 themelon Famullinė e pavarur tė Stubllės dhe me ndihmėn e fuqive tė mėdha tė kohės, legalizon Shkollėn fillore Shqipe
     Gjenaratat e moshuara tė Stubllės e pėrmendin edhe vitin 1872, kur thonė se ka ekzistuar nė kėtė fshat shkolla shqipe. Lidhur me kėtė kemi edhe artikullin e Dedė Mirditės "Shkolla e Parė e Kreshtave tė Karadakut", tė botuar nė "Rilindja" - 30 prill, 1-2 maj 1974. Nga raportet e klerikėve katolikė shqiptarė dhe nga vizitatorėt apostulikė, tė dirguar nga Selia e Shenjtė, mėsohet pėr disa shkolla shqipe tė hapura gjatė viteve '60 tė shekullit tė XIX-tė nė Kosovė - nė Janjevė, Prishtinė, Pejė, Gjakovė, Prizren, Zym...
     Ngjarje me rėndėsi shumė tė madhe nė luftėn e popullit shqwiptar pėr t'u liruar nga zgjedha shumėshekullore osmane, ėshtė Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte paraparė ēdo gjė qė i nevojitej njė populli, pėr tė qenė popull i civilizuar me plotkuptimin e fjalės dhe ēdo gjė gjė qė kishte tė bėjė me ngritjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar, pėr njė mobilizim tė gjithėmbarshėm pėr t'iu kundėrvėnė pushtuesit dhe pėr ta luftuar atė deri nė largimin definitiv tė tij nga tokat tona - tė ujitura me gjalk pėr pesė shekuj pandėrprerė. Njė nga 16 pikat e Lidhjes sė Prizrenit ishte ēėshtja e arsimit dhe e shkollimit tė popullit nė gjuhėn amtare dhe e pėrfshirjes masive nė shkolla.
     Nė vazhdėn e kėtyre ngjarjeve tė mėdha, lėvizja kombėtare nuk prante sė vepruari edhe nė Stubėll, ku - siē na mėsojnė dokumentet arkivore - nė vitin 1888 ishte hapur edhe njė shkollė shqipe-katolike. Lidhur me kėtė shkollė, qė pėrmendet edhe mė 1891, dokumentet arkivore thonė se ka punuar pranė kishės famullitare nė Letnicė, por meqė atėherė Stublla gravitonte nė Famullinė e Letnicės, nė raporte e dokumente arkivore shkruhej emri i famullisė.  Ėshtė shumė e logjikshme qė priftėrinjtė e famullisė sė Letnicės, veprimtaritė patriotike, pėrfshirė edhe shkollėn, i organizonin dhe zhvillonin nė Stubėll, ku shumė rrallė dhe me vėshtirėsi depėrtonin turqit.
     Prifti i ri - patrioti i dėshmuar dhe i vendosur nga Prizreni . Dom Mikel Tarabulluzi, nė vitin 1896 e kishte ndėrtuar kishėn nė Stubėll (ndėrtesa qė sot ėshtė muzeu i Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė dhe i Martirėve Shqiptarė tė Karadakut) dhe aty kishte pėrgatitur edhe dhomat pėr zhvillimin e mėsimeve. Edhepse Ai shpesh keqtrajtohej dhe kėrcnohej me vdekje nga pushtuesit, kurrė mė nuk e ndėrpreu punėn dhe gjeneratat kalonin e rinia shkollohej. 
     Pas shumė orvatjeve dhe kėrkesave, mė 1 shkurt 1905, me dekretin e Ipeshkėvit tė Shkupit Imzot Pashk Trokshi, Stublla shpallet Famulli e pavarur. Nėn trysninė e fuqive tė mėdha tė kohės, pushtetarėt xhonturqė u detyruan ta njohin si legale Shkollėn Shqipe tė Famullisė sė Stubllės. Atėherė u sheshua edhe planprogrami mėsimor, qė ishte mjaft pėrmbajtėsor. Nė atė shkollė mėsoheshin kėto lėndė mėsimore: shkrim-kėndimi, historia, gjeografia, matematika, gramatika, astronomia, muzika, vizatimi, edukata fizike etj. Dom Mikeli, pas legalizimit e kishte sjellur nė Stubėll edhe tė vėllain e tij - Mėsues Jak Tarabulluzi-n.
 
     Nė Stubllėn Krenare ėshtė pėrgatitur edhe plani operativ i Luftės sė Kaēanikut, tė vitit 1910, qė shėnoi fillimin e Kryengritjes mbarėkombėtare, pėr Liri
     Siē shpreheshin nxėnėsit e Dom Mikel Mėsues Tarabulluzi-t, qė i kam takuar sa ishin tė gjallė, Shkollėn shpesh e vizitonin patriotė tė shquar tė Rilindjes Kombėtare dhe udhėheqės tė Lėvizjes pėr Ēlirimin Kombėtar. Pėr kėtė, nė intervistėn e zhvilluar mė 13 shkurt 1984m, njėri nga ata - Tade Ballabani, ndėr tė tjera thotė: "Ma sė shumti mė kanė mbetė nė kujtesė Imzot Lazėr Mjeda dhe Idriz Beu (Idriz Seferi - E.K.), tė cilėt shpesh ardhshin me dom Mikelin me na vizitue, edhe na mbajshin fjalime pėr pėrparimin e luftės dhe pėr fundin e pushtuesve turqė".
     Siē tregojnė plot fakte historike, por siē mė tregonte edhe Lokja Ime (kushėriė nga nėna me Idriz Seferin), Idriz Beu, me Engj Pal Koliqi-n, Joz Ballabani-n, Jak Munishi-n e Martin Gjergji-n kishin qenė bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Dom Mikelit dhe qė tė pesėt bashkė e kishin hartuar planin operativ tė Luftės sė Kaēanikut, tė vitit 1910, qė ishte praktikisht fillimi i Kryengritjes Mbarėkombėtare pėr ēlirimin definitiv nga zgjedha pesėshekullore otomane. Sapo kishin mbaruar planin, ishin marrė vesh me Isė Boletinin, i kishin mbledhur trimat vullnetarė tė Karadakut e tė Luginės sė Moravės dhe ishin nisur drejt Stagovės, ku ishin bashkuar me njėsitet qė Boletini i kish sjellur nga Carraleva. Me kushtrimin e fortė pėr liri, ishin futur nė Grykėn e Kaēanikut, ku kishin dėrmuar hordhitė e tėrbuara tė Turgut Pashės. Kjo betejė e fituar e nisi serinė e fitoreve tė njėpasnjėshme mbi turqit, deri nė ēlirimin definitiv tė Shqipėrisė.
 

Stublla e Re - Krenaria e Karadakut
     Traditė shekullore e stubllanėve, gjithmonė ka qenė mosnėnshtrimi ndaj pushtuesve. Kėshtu ka ndodhur edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur kreshnikėt e Karadakut nuk iu nėnshtruan kurrė shkaut, as partizanėve komunistė - shqipfolėsve pansllavistė. Sė paku pesė burra janė vrarė nga hordhitė komuniste titisto-enveriane, disa tė tjerė janė rrėmbyer nga pushtuesit fashistė gjermanė e disa tė tjerė janė dergjur nėpėr burgjet kazamate tė Serbisė e tė ish Jugosllavisė, deri nga 15 vjetė. Me kėtė rast do e veēojmė vetėm njė - Engjėll Zefi-n - mėsuesin e patriotin e dėshmuar, i cili ra Dėshmor i Kombit e i Demokracisė, pas luftės dyditėshe, nė Rezinė tė Rakocit (nė Stubėll), ku nė luftime me njė brigadė partizanėsh, qė Enver Hoxha ia kshte dėrguar Titos nė ndihmė pėr spastrimin e Kosovės nga ballistėt, pasi i kishte vrarė 38 komunistė shqipfolės e iu kishte harxhuar municioni, ka rėnė Dėshmor!
     Rregjimi sllavo-komunist, duke pasur parasysh se Stublla ishte vatra e parė e aersimit shqiptar nė Kosovė, nuk hapnin shkollė kėtu, mirėpo stubllanėt, me traditė tė gjatė tė arsimit kombėtar, i dėrgonin fėmijėt e tyre, nga klasa e pestė nė Viti, nė Zhegėr, ose nė Gjylekarė dhe bėnin nga 20 - 30 kilometra nė ditė ecje nė kėmbė. Kur Tito, me akrobacitė e tija politike shumėfytyrėshe, kishte "lejuar" Kushtetutėn e Kosovės (si krahinė autonome), nė vitin 1974, pikėrisht mė 29 shtator tė kėtij viti, rinia e Stubllės kishin themeluar Shoqėrinė Kulturore Artistike "Zėri i Karadakut". Nė atė kohė, kur nė shumė vise tė Kosovės - madje edhe nė qytete - nuk mund tė flitej pėr angazhimin e femrės shqiptare nė veprimtari kulturore, bashkė me mėshkujt, vajzat e Stubllės (edhe tė fejuara) ia filluan kėngės, valles, teatrit..., nė koncertet dhe shfaqjet teatrore anembanė Kosovės e edhe mė gjėrė, deri nė festivalet ndėrkombėtare. Megjithė rreziqet e mėdha dhe kėrcnimet e vazhdueshme nga aparati i shtetit pushtues, krahas Shoqėrive Kulturore Artistike simotra, edhe "Zėri i Karadakut" u hodh nė akcionin e Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin nga zgjedha kriminele serbosllave, duke i "pėrgatitur" masat e gjėra popullore, me ngritjen e vetėdijes kombėtare, me pika tė zgjedhura artistike, qė ishin Kushtrim Lirie. Edhe gjatė Luftės sė fundit Ēlirimtare, stubllanėt kanė dhėnė kontributin e vet, sipas kėrkesave tė kohės. Gjatė bombardimeve tė NATO-s, shumica e banorėve tė Stubllės kanė mbetur nė shtėpitė e tyre, ku i kanė strehuar dhe ushqyer rreth 16 mijė persona tė ikur nga barbaritė kriminele tė shkijeve. Kontributi i stubllanėve nuk ka munguar edhe gjatė Luftės nė Kosovėn Lindore dhe nė ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. 
     Stublla e Re, sot ėshtė Krenaria e Karadakut. Ky fshat kombit e atdheut i ka dhuruar  shkencėtarė, mjekė, ingjinierė, profesorė, ekonomistė, juristė, shkrimtarė, gazetarė, priftėrinj, murgesha, artistė, sportistė, si dhe ekspertė tjerė e punėtorė-mjeshtėr tė profileve tė ndryshme industriale e ekonomike. Nga Shkolla fillore "Dom mikel Tarabulluzi" dhe nga paralelja e Shkollės sė Mesme "Kuvendi i Lezhės", edhe sot dalin nxėnės tė pėrgatitur, qė janė krenaria e Stubllės nė Universitetin e Prishtinės dhe nėpėr universitetet botėrore. Stublla ka edhe gazetėn e vet periodike, faqen e internetit, si dhe njė "majling-list" kuvendimi nė internet. Klubi Futbollistik "Stublla" me sukses po bėn gara nė Ligėn e Tretė tė Kosovės (Grupi i Gjilanit) dhe me njė angazhim maksimal, futbollistėt janė zotuar se sY shpejti do tė mbėrrijnė nė garat elite tė futbolņlit kosovar, prej nga do tė dalin ta pėrfaqėsojnė Kosovėn nė arenėn ndėrkombėtare. SHKA "Zėri i Karadakut" e riaktivizuar premton pėrfaq/sim tė denjė dhe suksese tė mrekullueshme nė shfaqjet e saj dhe nė festivalet e nė manifestimet tjera kulturore. Kjo Shoqėri po pėrgatitet pėr njė turne nėpėr disa vende tė Europės dhen pėr riokthimin nė festivalet e Kosovės. Me kėmbėngultėsinė e rinisė sė vyeshme dhe me ndihmėn e donatorėve ndėrkombėtarė, ndėr tė cilėt po veēojmė organizatat humanitare-joqeveritare: ACLI, IPSIA e Klubi Futbollistik "ROMA" nga Italia dhe KOLPING nga Gjermania, shumėēka nė Stubėll po ndėrron pamjen. Me mjaft sukses ėshtė bėrė restaurimi i godinės shkollore, si dhe ndėrtimi i njė poligoni sportiv nė oborr tė shkollės. Janė gati nė pėrfundim punėt nė ndėrtimin e Qendrės Kulturore-Sportive tė Rinisė nė Stubėll, nė truallin kishės, tė liruar nga Dom Rrok gjolleshaj - famullitar i Stubllės. Mbikėqyrėsi i punimeve - arkitekti Kristė Gjergji thotė se salla do t'i ketė rreth 2000 ulėse dhe do tė jetė e pėrshtatshme pėr organizimin e spektakleve kulturore-artistike dhe tė atyre sportive (nė sporte tė vogla). Aty nuk do tė mungojni edhe sallat e ushtrimeve dhe salla e bibliotekės, qė mijėra librave tė tashėm do t'i shtohen edhe mijėra tė tjerė, tė titujve tė ri. Aty do tė ketė edhe njė sallė mbledhjesh.
     Qė nga sivjet, manifestimi nė pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė "Takimet e Dom Mikelit", do ta ndėrrojė fizionominė dhe do tė shndėrrohet nė manifestim mbarėkombėtar. Veē tjerash, sivjet ėshtė paraparė qė nė programin kulturor-artistik tė inkorporohen edhe artistė nga shqipėria dhe artistė arbėreshė nga Italia. Ndėrkaq, qė nga viti i ardhshėm, edhe nė shenjė tė 90 Vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė kuadėr tė "Takimeve tė Dom mikelit, tė organizohet njė festival kulturor mbarėkombėtar, ku brėnda njė jave do tė paraqiteshin shumė ansamble dhe artistė nga tė gjitha trojet tona etnike (Shqipėri, Kosovė, Iliridė, Mal i Zi, kosova Libndore), si edhe ansamble e artistė nga Diaspora Shqiptare nė Europė, amerikė e Australi dhe nga Arbėreshėt.  Stublla, sė shpejti, mund ta ketė edhe radiotelevizionin e vet, pėr ēka veprimtarėt veē po punojnė.

ENGJĖLL KOLIQI

priru / torna