Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA.net 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
ARBITALIA presenta
NOTIZIE lajme NOTIZIE lajme
LAJME notizie Lajme notizie
da e per IL MONDO ALBANESE
 

Nasce www.botashqiptare.net

Gazeta e Shqiptarėve nė Itali

Udhė tė mbarė "Bota Shqiptare"

nga Ismail Kadare

Ndonėse fjalėt qė pėrdoren nė raste urimesh tingėllojnė si tė detyruara, them me gjithė zemėr se nisma juaj mbi hapjen e njė gazete nė gjuhėn shqipe pėr shqiptarėt nė Itali, ėshtė vėrtet pėr t’u lavdėruar. Ėshtė pėr t’u lavdėruar ngaqė ėshtė e nevojshme. Mungon njė zė qė t’u japė shqiptarėve dijeni mbi sa ndodh nė Shqipėri e nė botė, mungon njė zė i tyre, qė t’u tregojė lajmin dhe pikėvėshtrimet ndryshe nga logjika e propagandės qė i rrethon. Nė disa vende, dhe fatkeqėsisht njė nga kėto vende ėshtė Italia, deri edhe kur shqiptarėt masakroheshin nė Kosovė, kam vėrejtur shenja tė njė fushate propagandistike kundėr shqiptarėve. Natyrisht, vetė shqiptarėt bėhen nė disa raste shkas i kėsaj propagande pasi ne nuk jemi ėngjėj, kemi gjithė tė mirat dhe tė kėqijat qė ka ēdo popull, por sulmin e disahershėm antishqiptar nė mediat italiane mund ta quaj tė tepruar, imoral. Opinioni publik italian ėshtė influencuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nga kjo propagandė dhe kjo u ka shkaktuar italianėve njė humbje ndėrgjegjeje. Italia ka bėrė dhunė ndaj popullit shqiptar dhe, kur ke bėrė dhunė ndaj njė populli, duhet tė tregohesh mė i kujdesshėm me tė. Ėshtė e dhimbshme t’a thuash pėr Italinė, por kjo tregon mungesė qytetėrimi. Mungesės sė qytetėrimit mund t’i pėrgjigjesh me qytetėrim. Dhe njė gazetė ndihmon qė kjo tė arrihet.

Mediat perėndimore kanė kaluar nė disa faza tė pasqyrimit tė Shqipėrisė sė pasluftės. Faza e shpėrfilljes, para vitit 1990, ku na kishin fshirė edhe nga harta e parashikimit tė motit nė emisionet televizive; faza e demonizimit, pas dyndjes sė shqiptarėve nė perėndim, ku dukej sikur gjithė tė kėqijat e kėsaj bote nuk ekzistonin para ardhjes sė shqiptarėve; dhe faza e muajve tė fundit, kur, tė informuar, ata zbuluan se shqiptarėt ishin njė popull i vuajtur dhe i martirizuar me njė dinjitet dhe bujari tė pashembullt. Ka mundėsi tė vazhdojė sėrish demonizimi nė media, ka mundėsi tė zėrė fill edhe harresa. Nėse ju, shqiptarėt nė Itali, arrini t’u tregoni tė tjerėve, se ekzistoni, se jeni, ashtu si edhe bashkėsitė e tjera tė huaja nė Itali, kjo do tė kontribuojė edhe pėr tė mos rėnė nė harresė, edhe pėr tė ngritur zėrin nėse ju godasin pa tė drejtė. “Bota Shqiptare” duhet tė arrijė t’u kujtojė edhe vetė shqiptarėve se ata nuk vijnė nga njė vend prej tė cilit duhet tė turpėrohen. Edhe ne vetė kemi nevojė tė zbulojmė njėri tjetrin, por duke hapur sytė pėr tė mos rėnė nė budallallėkun ballkanas tė glorifikimit tė kotė dhe tė pakuptimtė. Fjala kyē ėshtė “objektivitet”.

Shtypi shqiptar i sotėm e kalon objektivitetin ose mungesėn e kombtarizmit, dhe kalon nė antishqiptarizėm. Pėr t’u bėrė sa mė “modernė”, disa pseudointelektualė tallen me patriotizmin folklorik shqiptar. Njerėz qė vuajnė nga komplekset kujtojnė se ngrihen mbi vendin e tyre kur i bien me kėmbė dhe e shajnė. Je i lirė tė mos e duash vendin tėnd, por jo tė tallesh me tė vetėm ngaqė dikur i pėrkisje. Nuk kėrkohet patriotizėm (meqė kjo fjalė i acaron disa njerėz), por besnikėri ndaj vendit. Besnikėria ėshtė ndjenja mė naturale dhe mė e shėndetshme e njeriut. Njeriu humbet nėse nuk ruan mė lidhjet me ēfarė deri dje ishte jeta e tij. Mund tė ketė shumė njerėz qė sapo largohen nga Shqipėria dhe arrijnė tė krijojnė njė jetė tė re nė dhč tė huaj, shkėputen tėrėsisht prej vendit tė tyre. Ata njerėz nuk arrijnė tė kuptojnė se po humbasin njė pjesė tė madhe tė jetės sė tyre, po humbasin identitetin e vet, po shndėrrohen nė njerėz pa atdhe. Nuk fitojnė asgjė, veēse humbasin, bėhen mė tė zbehtė si njerėz. Nuk mund tė konsiderohemi tė pranguar nga vendi ynė, por as mund t’a kėpusim lidhjen e natyrshme qė ekziston. Shpesh kjo kėputje interpretohet si shenjė integrimin nė shoqėrinė italiane. Nėse dikush tė thotė tė harrosh vendin tėnd pėr t’u ndjerė “si nė shtėpinė tėnde” nė Itali, ai po tė fsheh njė dozė racizmi. Kėrkimi me ēdo kusht i integrimit, vėnia nė pah e tė integruarve ku me integrim nėnkuptohet njė jetė normale, njė punė normale, fsheh njė dozė racizmi. Ėshtė si tė thuash se shqiptarėt janė zbutur,nuk janė mė njerėz tė egjėr, janė alteruar e janė bėrė italianė, nuk janė mė shqiptarė. Por shqiptarėt nuk kanė fanatizma qė tė bien ndesh me kulturėn dhe mėnyrėn e jetesės italiane, nuk kanė zakone tė frikshėm, nuk kanė gjėra qė duhet t’i harrojnė nė emėr tė qytetėrimit italian. Shqiptarėt janė popull normal, nuk kanė nevojė pėr sforcime, nuk duhet tė flakin diēka pėr tė pranuar njė tjetėr. Dhe gazeta duhet tė ndihmojė pėr t’i ēliruar shqiptarėt nga komplekset e kota qė u krijon propaganda. “Bota Shqiptare” duhet tė jetė e natyrshme. Uroj qė shqiptari, kur ta marrė e t’a lexojė nė gjuhėn e vet duke pirė kafenė e mėngjesit tė sė dielės, tė ndjejė njė ngrohtėsi, tė mos ndjehet i vetmuar e i shkėputur nga vendi i tij, t’i ndjejė brigjet e detit mė pak tė largėt. Nėse arrin tė japė kėtė ndjenjė naturale, gazeta juaj ka arritur qėllimin e vet. Ju uroj udhė tė mbarė.

ISMAIL KADARE

Artikulli ėshtė botuar nė numrin e parė tė gazetės Bota Shqiptare mė 26/06/1999

priru / torna