ARCHIVIO ILLIRICO

 ILLIRIA: LA SARDEGNA COME NON L'AVETE MAI LETTA

     

 

 Recension i Emanuele Banfi - Ekstrakt nga Revista Italiane e Gjuhėsisė dhe Dialektologjisė, 2009.


(Pėrktheu nga italishtja nė shqip Brunilda Ternova)   

Stefani i Bizantit na tregon ekzistencėn nė territorin ilir, tė njė qyteti tė quajtur Sardos, banorėt e tė cilit quheshin Sardēnoi. Dhe, pėr mė tepėr, Sardeis (ose Sardies, ose Sardīs), ishte gjithashtu njė qytet i rėndėsishėm nė Azinė e Vogėl, kryeqyteti i Lidias sė lashtė. Kemi tė bėjme - siē ndodh shpesh nė ato raste qė kanė tė bėjnė me ilirishten Sardos - me njė lajm qė nuk dihet sesi ka mbėrritur tek dijetari bizantin, i cili, e pėrhapi nėpėrmjet shkrimeve, duke mundėsuar mbėrritjen e saj deri nė ditet tona. Ėshtė e sigurtė se historia e lashtė e Sardenjės ėshtė ende kryesisht e mbushur me probleme dhe ideja se qytetėrimi i lashtė Sardenjas mund tė ketė diēka tė pėrbashkėt me mjedisin ilirė mund tė jetė - nė bazė tė dijetarit bizantin - njė hipotezė pune pėr tu testuar dhe pėr tu provuar duke u bazuar tek tė dhėnat empirike: pra njė hipotezė pune, praktikisht njė nga tė shumtat.


Kjo ėshtė ajo qė ėshte pėrpjekur tė realizoje - nė njė libėr goxha tė ngjeshur, tė pasur nė doktrinė dhe me shumė informacione - Alberto G. Areddu, studiues sardenjas, hetues i pasionuar i ngjarjeve historike dhe gjuhėsore tė atdheut tė tij ...
Studimi ėshtė ndarė nė tre seksione specifike:
- I pari shqyrton njė seri tė fjalėve tė dėshmuara nga kompetencat gjuhėsore tė folėsve tė zonave tė Ogliastra-Barbagia e cila ėshtė zona e fundit e rajoneve sardenjase qė ka pėrthithur proēesin e latinizimit.
- Seksioni i dytė diskuton problemin e elementėve qė zakonisht i atribuohen njė substrati tė papėrcaktuar dhe qė pas njė analize tė kujdeshme mund tė interpretohen si elementėt e adstrat-it, e mė saktėsisht, tė njė adstrat-i tė pėrbashkėt ballkanik me atė sardenjas.
- Nė pjesėn e tretė shqyrton tė dhėnat e toponimeve: terrenin kompleks tė studimit pėr zgjidhjen e tė cilit, gjuhėsia duhet gjithmonė tė pėrballoj tė dhėnat historiko-arkeologjike dhe antropologjiko-kulturore. Sipas Areddu-t, shumica e problemeve tė historisė gjuhėsore tė Sardenjės sė lashtė, tė konsideruara deri mė tani si njė cruces (shq. peshė kryqi) i vėrtetė, do tė zgjidhet nė qoftė se materialet gjuhėsore interpretohen nėn dritėn e 'zgjidhjes ilire', e cila konsiderohet nga autori si “mė realistja” (f. iii).


Areddu vėren se Sardenja dhe territori shqiptar kanė shumė ngjashmėri midis tyre: tė dy janė rajone tė paarritshėme, ku deti ėshtė padyshim i rėndėsishėm dhe ku mungon njė traditė gjuhėsore ‘detare’ autoktone. Pėr tė dyja zonat gjeo-gjuhėsore, ėshtė e vėshtirė gjetja e burimeve primitive: ėshtė e vėrtetė qė gjuha sarde ka nė mėnyrė tė qartė njė gjuhė mėmė, dhe ajo ėshtė latinishtja, e mbivendosur nė njė substrat gjuhėsor tė ndėrlikuar dhe aspak tė qartė; ėshtė e vėrtetė se shqipja ėshtė e ndarė midis shumė etėrve tė supozuar: sė pari, ilirishtja (dia) sistem gjuhėsorė me origjinė indo-evropiane i pėrhapur nė substratin Anadoll-Egje pikėrisht nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit, e me sa duket, ende e fortė nė epokėn e hershme mesjetare nė kohėn e dyndjeve sllave. Njė tjetėr at i gjuhės shqipe mund tė jetė ai Thrak, sistem indo-evropian lindor i karakterizuar nga fonetizėm tipik “satem” dhe nėsė “qėndrojne” pėrputhjet midis Shqipes dhe Rumanishtes, njė tjetėr pėrbėrės qė duhet tė konsiderohet si bazė e shqipes ėshtė dako-mesia: njė sistem indo-evropian i folur nė zonėn qėndrore tė Ballkanit, ku mund tė kenė jetuar paraardhėsit e shqiptarėve modernė, para migrimit nė Ballkanin Perėndimor.
Pėrtej Adriatikut, kemi segmentin tjetėr tė ilirishtes, tė famshmen gjuhėn Mesapishte e pėrhapur nė zonen e Pulias aktuale (sidomos nė Salento) me siguri nė mijėvjeēarin e parė para Krishtit, e qė mė pas do tė vdesė nėn presionin e latinishtes. Me fjalė tė tjera, pėrbėrės iliro-egjeas si rezultat i lėvizjeve tė popullsisė nė zonėn ballkanike, kanė marrė rrugėn nėpėrmjet Mesdheut perėndimor nėn emrin e tė ashtėquajturve Sardhana, dhe pasi kanė mbėrritur nė Sardenjė duke sjellė njė qytetėrim tė organizuar nėpėrmjet njė edukimi tė fortė ushtarak, kanė hedhur bazat e asaj qė quhet qytetėrim nuragjik, i cili shtrihet nė tė gjithė ishullin (i njohur gjithashtu edhe nė Korsikė).
Kėrkimet gjenetike tregojnė pėr njė specifikė tė komponentit gjenetik saredenjas: njė masė e madhe e popullsisė sė Sardenjės i perkėt periudhės sė Paleolitit dhe Mesolitit dhe ėshė e lidhur me grupet e vendosura nė zonėn galezo-iberike; mbi tė eshtė shtuar gjatė Neolitit njė komponent i ri, kėtė herė me origjinė lindore e mė saktė nga Egjeu. Ky komponent, me pėrhapjen e kulturės nuragjike, ka populluar territorin e banuar nga fiset e mėparėshme. Nga bashkimi ndėrmjet kėtyre komponentėve dhe, mė pas, nga mbivendosja latine, do tė ketė lindur diasistemi i tė folurės sarde, pra e ‘sardishtes’ tout-court, e pėrcaktuar nga autori pėr tė veēantat e saja (f. viii) si njė “jo-gjuhė romance; njė ishull interesant me ruajtje tė mira leksikore (mė pak morfo-sintatikore) tė njė lloj latiniteti nė kontakt me botėn e Magna Graecia”....