ARCHIVIO ILLIRICO

 ILLIRIA: LA SARDEGNA COME NON L'AVETE MAI LETTA

 

Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės.

                                   

Nga Alberto Areddu

 

Sidomos nė Qendėr tė Sardenjės (Barbagia dhe Ogliastra) janė ruajtur nga vjetėrimi i kohės, disa emėrtime qė shpesh e kanė zanafillėn nė epoka shumė tė largėta; dhe jo vetėm nė disa shprehi latine dukshmėrisht tė qarta, por edhe nė disa qė i kanė paraprirė ushtrive romake.

Kėto fjalė, ndryshe nga ato tė toponimeve qė janė tė heshtura e si rjedhojė lehtėsisht tė nėnshtruara arbitrimt tė lirė dhe interpretimit personal, mund tė na thonė nėse mund tė hidhet njė hipotezė nė mbėshtetje tė iliricitetit origjinal te Sardėve Nuragici. Njė trashėgimi sigurisht jo-latine ėshtė shprehja pėr tė dėftuar “bollėn e ujit” ose gjarpėrin e ujit (tropinodotus natrix), njė zvarranik i dimensioneve tė vogla, jo helmues (si tė gjith ata qė gjenden nė Sardenjė) dhe qė ka si mjedis natyral flukset e ujrave tė ngadalshėm dhe tė pasur me bimė, terrenet pyjore ose anėt e rrugėve.

Atėhere, nė fshatin Gavoi thuhet: “lircis”, nė Nuoro: “lirtzis”, nė Ollolai: “lortzis”, nė Olzai me sa duket ka njė kuptim tė dyfisht: “lurzi” dhe “sulurtzi”, nė disa vėnde barbaricine: “thulurtzis” ndėrsa nė fund nė fshatin Ottana kemi: “silurtzis” (tė dhėna nga Pittau).

 

 

Kush ėshte marrė me kėto toponime ėshtė shprehur kėshtu:

- pėr Wagner (qė risjell nė DES vetėm versionin “lircis”) fjala ėshtė misterioze;

- pėr studjuesin katalan E. Blasco i Ferrer ėshtė njė formė greko-bizantine nga njė sintagmė emėrore: Thiu Leoutis “xha Leuzzi” (kam kaluar njė natė tė tėrė pa gjumė duke pyetur vet-veten se kush ishte ky Leuzzi);

- per sardin M. Pittau: ai nuk e di nga mund tė vijė por atij i kujton toponimet iberike si psh. “Ilurci”, kėshtu sa pėr tė thėnė njė shembull tėrheqės.

Pra siē shihet, ashtu siē do shpreheshin edhe hetuesit, jemi duke ecur nė njė terr tė dendur. E megjithate uji nė tė cilin gjarpėri noton nuk ėshtė kaq i turbullt sa duket.

Rikthehemi pėr njė moment tek titulli: “njė gjarpėr vėrtet ilirik…etj. etj”. Ilirik: ishte ndofta sugjestionues stili kursiv  pėr kėtė fjalė? … Shumė persona ndofta nuk e dine, prandaj po ua themi ne, se shpesh popujt primitive marrin njė emėrtim ethnosi me funksionin e saktė qė tė trembin fqinjėt dhe armiqtė e tyre ose pėr t’ju kushtuar ndonjė kafshe tė shenjtė brenda fisit tė tyre; e gjitha kjo quhet : totemizėm.

Piēenėt antik kishin si kafshė tė shenjtė qukapikun, laraskėn: picus nė gjuhėn latine, nga ku kemi emėrtimin: Piēen, Hirpinėt kishin ujkun, nga hirpus “lupo”(ujk). Ilirėt ėshtė e mundur qė nė fillim tė jetonin afėr ndonjė lumi ose liqeni, ashtu si edhe fisi ilir i Enkeleive “ngjalat” (nga ), qė sipas njė hipoteze tė arsyeshėme tė pėrpiluar nga i madhi Anton Mayer e merrnin emrin (ajo qė gjuhėtarėt quajnė eponim), nga njė parardhės-gjarpėr tė quajtur Illuriņs “gjarpėr” (i biri i Kadmit tė famshėm). Shume shpejt pėr  Ilirėt, sidomos pėr ata tė jugut, gjarpėri  do te bėhej kafsha e nėndheshme  personifikuese,  e lidhur ngushtė me kultin e tė parėve dhe me kompleksin magjik fetar tė pjellorisė sė tokės dhe tė gruas, duke u shfaqur shpesh i pėrfiguruar nė basorelievė, bizhuteri dhe skulpturat e basheve tė anijeve.

Besimet e forta nė gjarperinj dhe dragonjė me sa duket kanė qėne shkas i pengimit te pėrhapjes sė krishtėrimit, ashtu siē del edhe nga jeta e Shėn Ilarionit e shkruar nga iliri shėn Jeronimi; Ilarionit ju desh tė eliminonte tė tėmerrshmin Boas qė shkatėrronte Epidauron duke pėrlarė kafshė dhe njerėz , pėr tė bindur paganėt qė tė konvertoheshin.

 

 

 

 

Pas gjith kėsaj qė tham deri tani, le tė vėzhgojmė formėn gjuhėsore.

Rrėnja *il – (nga ndo-europiania qė e gjejmė edhe nė gjuhė tė tjera indo-europiane si greqishtja ku kemi “pėrdredh, mbėshtjell, shtrydh”: illņs “i vėngėr”, dhe nuk ėshtė nevoja qė tua them unė pasi ėshtė tipike e gjarprit qė tė lėvizė nė atė mėnyrė.' Rrėnjės *il- iu shtua prapashtesa -ur, qė nė zonėn ilirike (siē ėshte nė librin tim edhe nė atė paleosarde) ėshte goxha e pėrhapur; do tė kemi kėshtu: ilur-, dhe deri kėtu gjerat qartėsohen nė sasi tė konsiderueshme. Mungon pjesa finale –ci, -tzi: qė pėr ta shpjeguar kam pėrdorur gjuhėn shqipe e cila na ofron njė prapashtesė - ēi – thi pėr tė na treguar prapashtesėn zvogėluese.

Zgjidhja qė unė ofroj sidoqoftė ėshtė njė formė e mundėshme: * ilurci dėfton “gjarpėrushin” dhe si i tillė ka hyrė nė latinishten popullore tė Sardenjės, e ndryshuar shpesh herė nga takimi me nyjen letrare “il, lo” (me anė tė mekanizmit tė bashkėngjitjes/ ndarjes ashtu siē ndodh nė rastet e tjera tė treguara hollėsisht nga Wagner nė librin Historische Lautlehre des Sardischen)

Pra gjarpėri i ujit tė Sardenjes ka si nė thelb ashtu dhe formalisht njė rrėnjė ilire.

 

Bibliografia e pėrdorur:

M.L. Wagner, Fjalori Etimologjik i Sardenjės, Heidelberg 1960-64 (M.L. Wagner, Dizionario Etimologico Sardo, Heidelberg 1960-64)

M. Alinei, Nga toteizmi nė krishtėrimin popullor, Alessandria 1984 (M. Alinei, Dal totemismo al Cristianesimo popolare, Alessandria 1984)

M. Pittau, Fjalori i gjuhės Sarde I-II, Cagliari 2000-2002 (M. Pittau, Dizionario della lingua Sarda I-II, Cagliari 2000-2002)

A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Wien 1959

A.Stipcevic, “Simbolizmi ilir dhe simbolizmi shqiptar” nė Iliria 5, 1976 (A.Stipcevic, "Simbolismo illirico e simbolismo albanese" in Iliria 5, 1976)

M. Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1966

J. Pokorny, Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, 1959

D. Srejovic, Iliret dhe Thrakėt, Milano 1996 (D. Srejovic, Illiri e Traci, Milano 1996)

J. Wilkes, Ilirėt midis identitetit dhe integrimit, Genova 1994 (J. Wilkes, Gli Illiri tra identitą e integrazione, Genova 1994)

E. Blasco i Ferrer, “Etimologjia dhe etnogjuha: emra zoologjik tė perafėrt dhe totemizėm nė Sardenjė” nė Fletore tė Semantikės xxii, 2001 (E. Blasco i Ferrer,“Etimologia ed etnolinguistica: zoonimi parentelari e totemismo in Sardegna” in Quaderni di Semantica xxii, 2001)

(traduzione di Brunilda Ternova)