ARCHIVIO ILLIRICO

 ILLIRIA: LA SARDEGNA COME NON L'AVETE MAI LETTA

 

Ėshtė me origjinė ilire guna antike sardenjase!

nga Alberto Areddu

 

Kryem njė kėrkim tė gjatė nė internet pėr tė gjetur njė imazh tė kohėve tė fundit qė tė mbėshteste  esktraktin  qė po paraqesim kėtu, por gjetėm shumė pak imazhe burrash me kostumin e vjetėr popullor,  i cili,  kushtėzuar ndofta nga njė ndienjė turpi,  pėrdoret nė raste  tė ndryshme  maskaradash  dhe karnevalesh.

 

Guna/ Struga 1 ose  ndryshe “mastruga” sipas fjalės antike qė nuk ėshtė  shumė popullore kohėt e fundit, eshtė kthyer nga Sardėt pėr komoditet nė sinonimin “best'e pedde” “veshje lėkure”, qė ėshtė njė veshje tipike nė njė shoqėri  barinjsh tė cilėt jetojnė  nė pjesėn mė tė madhe tė vitit nėpėr male, dhe ashtu si veshjet moderne nė mikrofibėr ėshtė e pėrdorshme dimėr e verė.  Kjo veshje iu duk  Rromakėve si njė trajtė specifike  pėrbėrese e njė shoqėrie tė “prapambetur”,  edhe pse, nė kohėn e Ptolemeut shiheshin Sardenjas me peliēe (Sardi Pelliti 2) edhe nė qytetin Cornus (qė nuk ishte njė qytet malor).

Por le tė merremi me fjalėn, ku tė dhėnat e “sarditetit” nė kėtė drejtim na duken tė sakta. Prandaj pikėrisht le tė shohim burimet, duke e anashkaluar si diēka  tė njohur tashmė, qė thonė se  Sardenjasit visheshin pėrgjithsisht me guna/strugė:

“ Nėse nuk e joshi e purpurta mbretėrore, ndofta ishte guna (mastruca) e sardėve qė e transformoi? “(Cicerone, Pro Scauro xxi)

“Ciceroni, nė aktin tallės (kundėr Sardenjasve), pėrdori fjalėn “mastruca”.   (Quintiliano, I, 5-8).

Kemi  gjithmon sėrisht Ciceronin i cili  u drejtohej “mastrucatis latrunculis” (hajdutėve tė veshur me lėkurė) tė Sardenjės nė  “De prov.cons.15”.

“Mastruca quhet zhguni priftėror (saio) nė gjuhen Sardenjase;  megalie quhen shtėpitė nė gjuhen e Afri; cateia  quhet  rrufeja nė gjuhėn Persiane “(P. Mauro, 284)

“Cilitdo komb i pėrket njė lloj veshje qė reflekton njė karakteristikė tė veēantė  tė tyren;… Sardenjasve u pėrket guna (mastruche)” (Isidori i Seviljes, XIX, 23-1)

“Guna (Mastruca) ėshte njė veshje gjermanike e krijuar nga lėkura tė vogla kafshėsh: kėte e lexojmė  nė librin e ndryshimeve”  (Codice Bernese, 83)

Deri tani nė lidhje me origjinėn e fjalės - qė ashtu si e pėrmendėm mė lart nė gjuhėn e sotėme sarde  edhe pse e regjistruar nė fjalorė, nuk ėshtė njė fjalė shumė popullore – ishin krijuar shumė hipoteza. Dikush ishte i prirur ta konsideronte si njė fjalė autentike dhe autoktone sarde (Terracini e Bertoldi), bazuar tek prapashtesa  –UCA  e gjykuar nga pikėpamja e shkollės mediterraneiste si “afrikanizuese”. Dikush tjetėr e konsideronte si njė fjalė me origjinė semite (fjalori i njohur latin i Ernout e del Meillet); e dikush tjetėr anonte nga origjina Galeze ose Gjermanike (Dottin). 

 

Fjala konsiderohet sėrisht njė semitizėm i mundėshėm meqėnėse  shfaqja e saj e parė  mastruga,  nė komedinė “Poenulus” e  Titus Maccius Plautus   shoqėrohet me njė tjetėr fjalė semite qė i drejtohet si fyerje kartagjenasit Annon, sipas studjuesit MARTINO (i cili nuk parashtron asnjė lloj forme mbi tė cilat tė diskutohet).

Por kėrkimi im vazhdon edhe nė vėnde tė tjera. Ne fakt, vura re se nė Shqipėri dhe  Mal tė Zi  egziston njė veshje qė nė formėn dialektale  tė shqipes quhet  strugė/a   “mbulesė  prej leshi qė pėrdoret si pelerinė”; pelerinė prej leshi tė bardhė e mbajtur nga barinjtė nė zonat e Shqipėrisė sė Veriut; kemi gjithashtu strokė   “xhaketė” nė arbėrishte. Por nuk arrita tė gjej fjalėn e pėrmendur nė fjalorėt etimologjik qė kisha nė dispozicion.  MEYER, sjell vetėm fjalėn struk   “maskoj/ fsheh/ struk”, qė tingellon i dyshimtė nese nuk ėshte me italishten  stuccarsi   (strukoj); OREL pėrmėnd shkarazi  njė lloj  shtrosė   “lėkurė  dhie e pėrdorur si jastėk/shilte” qė rrjedh nga folja shtroj Ėshtė interesante  dhe pėr tu konsideruar fakti se nė gjuhėt gjermanike gjejmė mbiemrin strūga   (nga islandezja antike) “ leshator, i kėrleshur” , dhe sot kemi nė gjuhėn hollandeze  struik   “i kėrleshur”, tė  lidhura ngusht me anglishten  to struggle  “tė luftosh” (sipas  tė mirėnjohurit Pokorny).

Pėr pjesėn fillestare tė fjalės nuk mund tė mos tėrheqim vėmendjen mbi bazėn indoeuropjane: *moiso-s/maiso-s   “dele, lėkurė, shakull lėkure deleje, thes/trastė”  nga ku rrjedhin bullgarja antike   “shakull”, rusishtja  “lėkurė, shakull, trastė”.

Guna jonė sipas gjasave ka njė sintagmė tė qartė emėrore indoeuropjane: *maisa struga  “lėkurė  e kėrleshur, peliēe e kėrleshur “.

 

Por a mund tė ketė qėne me tė vėrtet njė fjalė autoktone sarde?  Mund tė ketė qenė njė gjermanizėm tė cilin autorėt latinė e kanė pėrdorur  edhe pėr sardėt e veshur me peliēe? Kėsaj hipoteze i kundėrvihen dy fakte: nė epokėn e Plautos,  gjermanėt nuk ishin akoma dhe aq tė mirėnjohur, ashtu si do tė ndodhte mė pas (psh. gjate epokės sė Marios); dhe nga ana tjetėr riferimet e Plautos nė lidhje me Punikėt janė tė qarta, shenjė e qartė kjo qė  nga rrugėt e Sardenjės - ndofta pėr njė penetrim tė fjalės nė punikun lokal - fjala duhet tė jetė pėrhapur edhe nė gjuhėn latine.

Duke kėrkuar ndėr gjuhėt gjermanike nuk kam gjetur asgjė mbi njė substantivim tė fjalės struga.

Del si pėrfundim dhe ka tė ngjarė qė  fjala nė formė mbiemri, tė ketė hyrė e huazuar nga proto-gjermanishtja (ēfarė lėkurash pėrdornin gjermanėt pėr tu mbuluar)  nė ilirishte,  por qė mė pas u emėrzua,  duke u krijuar nė njė rrjedhėz dhe sintagmė  me  *masio,   me njė origjinale *masa struga   “lėkurė/ peliēe e kėrleshur” (< maisa struga, me -ai- > a  tė ilirishtes  kundrejt lituanishtes mįišas, mįiše)   pėr aplologji3:   *mas(ė) struga    mbėrriti nė Egje dhe nga kėtu nė Sardenjė  duke i dhėnė emrin  veshjes sė pėrdorur nga  indigjenėt e shpellave, tė cilėt ua lanė nė trashėgimi  Ilirėve (duke pare edhe efektet  mirėbėrėse: e freskėt nė verė dhe e ngrohtė nė dimėr),  si nemezis4 historike  ose ndofta pėr tė qėnė tė sakte prehistorike. Ėshtė pėr tu theksuar se elitat ushtarake tė pėrfiguruara nė statujzat nuragice  nuk mbajnė  kurrė tė veshur nė trup kėte  lloj veshje, por mbajnė vetėm njė pelerinė.

 

1)   Strugė: nė Malėsinė e Veriut  mbulesė e leshtė qė mbartin barinjtė nė vend tė xhaketės ose pelerinės.

2)   Sardi Pelliti: sardenjas tė veshur me rroba tė prodhuara me lėkurė kafshėsh. Fraza ėshtė pėrdorur nga Tito Livio pėr tė dėftuar njė grup tė caktuar sardėsh.

3)   Aplologji: nė gjuhėsi ėshtė fenomeni i modifikimit tė njė fjale egzistuese ose tė krijimit tė njė fjale tė re me anė tė zhdukjes sė njė rrokje gjatė  proēesit tė shpėrngjashmimit, qė ndodh midis dy rrokjeve tė ngashme dhe tė pėrafėrta, pėr shkak tė kakofonisė ose tė veshtirėsisė nė  shiptitm.

4)   Nemezis: fjala ka kuptimin e “drejtėsisė kompensuese” ose “ drejtėsisė hynore”si njė akt i drejtėsisė sė dhėnė nga fati.

 

Bibliografia e  Pėrdorur:

GIORDANO E., Fjalor i arbėreshvet t’Italisė, Bari 1963

LEKA F.-SIMONI  Z., Dizionario albanese italiano. Fjalor shqip italisht, Tiranė 1996-1998

DOTTIN G., La langue gauloise. Grammaire, textes et glossaire, Paris 1918

ERNOUT A. - A. MEILLET, Dictionnaire étymologique de la langue latine, Paris 1967

BERTOLDI V. “Sardo-punica” in La Parola del Passato ii (1947)

MEYER G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891

PERRA M.,  Sardinia Sardegna, iii voll. Oristano 1997

MARTINO P., “Il problema dei semitismi antichi nel latino” in L’Italia e il mondo antico. Atti del Conv. della SIG (a cura di A. Landi) Pisa 1995

NEWMARK L., Albanian English Dictionary, Oxford 1999

OREL V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-Köln, 1998

POKORNY J., Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, 1959

HUBSCHMID J., Schläuche und Fasser, Bern 1955 (RH, vol. 54)

GAMKRELIDZE TH. V. - IVANOV Vj- V., Indo-European and the Indo-Europeans, Berlin- New York 1995, II voll.

 (traduzione e annotazioni di Brunilda Ternova)