VLORA.

Vlora (popullsia 72000) gjendet ne zonen jugore te Shqiperise, ne brigjet e detit Adriatik. Porti i saj eshte cilesuar, sipas madhesise, si porti i dyte i Shqiperise mbas atij te Durresit. Ne lashtesi Vlora ishte e njohur me emrin Aulona. Ne kete qytet gjurmet e para te civilezimit i perkasin  shekullit te VI para Krishtit. 

Ne shekullin e IV para Krishtit u ndertua nje mur qe rrethonte qytetin. Ne lashtesi Vlora ishte e njohur per veren, per ullinjte dhe per kripen dhe u be porti me i rendesishem i Illirise mbas renies se Apollonise dhe te Orikumit. Fate Mesjetes fati i ketij qyteti lidhej me keshtjellen e Kanines. Ne 1081 u dominua nga Normanet, ne 1206 nga Venecianet dhe me vone nga Gjermanet.. Ne vitin 1272 u bashkua me perandorine Arbreshe. Ne shekullin e XIV vlora u drejtua nga familia feudale e njohur me emrin "Ballshaj".  Ndermjet kesaj periudhe historike qyteti u be i njohur ne te gjithe vendin per zejtaret qe punonin metalin, per prodhonin e armeve dhe te kripes. Me vone, ne vitin 1417, qyteti u pushtua nga otomanet, dhe Vlora ishte porti i pare qe ata sulmuan dhe pushtuan. Ne shekujt qe vinin ajo u vlersua si qendra me e madhe e Sanjakut. Ne 1531 Sulltan Sulejmani vendosi qe te perdoreshin guret e qytetit te rene te Aulones per te ndertuar nje kala ne afersi te qytetit (afer stadjumit) me forme peskendshe me mur apostafat per flaken e artilierise. Brenda kalase gjenden ndertime ne gure te larta dhe shtepi njekateshe. Mendohet se struktura e kalase dhe te Xhamise se Muradijes u pprojektuan nga arkitekti Sinani, i cili eshte injohur per projektin e Xhamise Blu qe gjendet ne Stamboll, dhe per te cilin dihet se eshte Turk por me origjine Shqiptare.Midis shekullit te XVII dhe ati te XVIII Vlora u be perseri nje qender shume e begatshme dhe  e zhvilluar ku shkembeheshin mallra te te gjitha llojeve. 

Ne 1812 qyteti kaloi nen pushtetin e Ali Pasha Tepelenes. Vlora u be kryeqyteti i Shqiperise te pavarur; ne 28/11/1912 kuvendi popullor me qender ne Vlore shpalli pavarsine e Shqiperise dhe ky akt u priti kete akt me shume gezim dhe brohoritje. Me kete akt ju dhane fund nje periudhe historike shume te gjate pothuajse pes shekuj ne te cilet Shqipria ju nenshtrua pushtuesve otomane. Ne Vlore u formua nje qeveri (provisoria) te ciles i dhane emrin Qeveria e Pavarsise, dhe ne krye te saj u vendos patrioti Ismail Qemali. Liria qe e embel por nuk zgjati shume sepse dy vjet me vone vendi u pushtua nga Italjanet (1914). Ne vitin 1920 ne Vlore u krijua Komiteti Kombetar i Mbrojtjes i cili kishte per detyre te organizonte forcat qe do te luftonin per Vloren. Kjo lufte u be midis shqiptareve dhe Italjaneve qe pushtonin vendin mbasi italjanet refuzuan ultimatumin e qeverise se Tiranes per te braktisur qytetin. 7500 ushtare Italjane te armatosur u detyruan te terhiqeshin ne Shtator te 1920, ne perfundim te kesaj lufte.

 Vlora ngeli qendra e levizjeve demokrate. Italjanet u kthyen perseri mbasi kishin pushtuar tere vendin ne vitin 1939 megjithese aty u gjeten para resistences se vendasve dhe ne vitin 1944 e lane perfundimisht kete qytet. Perpara se te fillonte Lufta e dyte Boterore vlora kishte nje fabrike per prodhimin e vajit, nje impjant te fuqishem per bujqesine dhe disa punishte. Nga fundi i luftos se dyte botrore vendi pati nje zhvillim shume te madh. 

Ne ditet tona ky qytet eshte kethyer ne nje vend industrial dhe nje qender edukative. Midis industrive te ndryshme aty gjejme ato te prodhimeve ushqimore, material ndertimi, prodhime kimike dhe prej qelqi.Qendrat me te rendesishme te edukimit permbledhin universitetin e Vlores, shkollen e oficerve te marines dhe shkollen aereonautike. Pervec ketyre ne qytet gjendet edhe nje teater profesjonal, nje librari kulturore, Museo Historik, Museo Etnografik dhe Museo i Pavarsise. Qyteti eshte zgjeruar kryesisht ne drejtim te plazhit, jane ndertuar rruge te gjera dhe ndertesa te ndryshme te medhaja. Rruga kryesore e qyteti eshte zgjeruar; ajo lidh Sheshin e Flamurit me qendren e qytetit qe gjendet ne afersi te lagjes Pavarsia. Rruga qe te çon ne qytet ne qoftese vihet nga veriu lidh pazarin e vjeter me monumentin e Pavarsise, me monumentin e Ushtarit te panjohur dhe vende te tjera te rendesishme per qytetin. Vlora njekohesisht eshte edhe nje qender turistike ku gjenden shume Hotele dhe qendra argetuse gjate brigjeve te detit. 

  Home Page \ Indice Introduzione  \ Avanti